Inaugurohet staza për biçikleta Kosovë – Mali i Zi

Turizëm

Inaugurohet staza për biçikleta Kosovë – Mali i Zi

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 18:52
Ilustrim

Është inauguruar staza e biçikletave e cila lidh Kosovën me Malin e Zi. Me këtë edhe është mbyllur projekti i përbashkët ndërmjet Malit të Zi, Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Vlera totale e projektit ka qenë 220 mijë euro, ndërsa 84.4 përqind e ka financuar Bashkimi Europian.

Zbatimi i projektit ka filluar në mars të vitit të kaluar dhe ka zgjatur 18 muaj.

Ky projekt do të shërbejë edhe për zhvillimin e turizmit malor në parqet kombëtare që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat