Tmerri dje në Ksamil, çfarë bënë sot pushuesit shqiptarë

Turizëm

Tmerri dje në Ksamil, çfarë bënë sot pushuesit shqiptarë

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 17:33
Ksamil

Pushuesit i janë rikthyer plazhit në Ksamil pasi tubacioni i plasur i ujërave të zeza është riparuar gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës.

Kanë qenë pushuesit shqiptarë ata që e kanë marrë të parët iniciativën për të dalë në plazh, ndërsa kanë parë edhe punonjësit që duket se kanë kryer dezinfektimin e rërës ndërsa gjurmët e ndotjes pothuajse janë zhdukur.

”Është normalizuar gjithçka, falë bashkië, emergjencës dhe qeverisë. Gjithçka është normalizuar” thotë një banor

Ndërkaq, perfaqësuesi i kompanisë supervizore Fahri Maho thekson se do të pritet ekspertiza për shkaqet e plasjes së tubacionit të ujërave të zeza dhe në varësi të rezultateve do të mbahen edhe përgjegjësitë ligjore.

Ai shton se nëse ekspertiza ngarkon me përgjegjësi firmën kontraktuese, do të shlyhen dëmet e shkaktuara.

Pasditen e së mërkurës, tubacionet e ujërave të zeza shpërthyen në Ksamil, duke përfunduar në det. E gjithë hapësira e plazhit u ndot brenda pak minutash, ndërsa pushuesit u larguan të alarmuar.

Por, falë ndërhyrjes së shpejtë situata është normalizuar dhe në zonë ndodhen zyrtarë të bashkisë së Ksamilit dhe Ujësjellësit të Sarandës të cilët po monitorojnë nga afër funksionimin e rrjetit të ujërave të zeza për të shmangur çdo problematike.

Gjurmët e ndotjes pothuajse janë zhdukur.Tubacioni i plasur i ujërave të zezamësohet se është riparuar gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës, ndërsa sot në orën 06:00 të mëngjesit janë testuar punimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat