FOTOT mahnitëse/ NY Times: Një udhëtim vizual në Shqipëri

Turizëm

FOTOT mahnitëse/ NY Times: Një udhëtim vizual në Shqipëri

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 16:58
Shqipëria

Gazeta prestigjioze NY Times ka publikuar 6 fotoreportazhe të kryera në vende të ndryshme.

Mes tyre është edhe Shqipëria.

Fotografitë janë shkrepur nga Joachim Ladefoged i shoqëruar nga Camille Sweeney.

“Rashë në dashuri. Ishte sikur ishim kthyer 50 vjet pas në kohë. Mes asaj kohe dhe vitit 2000, e kam vizituar vendin 13 herë si fotoreportere e gazetës ku punoja në Danimarkë. Vitin e shkuar, kur thanë se ka një mundësi të bësh një rrugëtim me biçikletë, Shqipëria ishte vendi ku doja të shkoja. Doja të shihja ndryshimet. Shkova në vende ku nuk kam qenë më parë, në plazhet atje pranë kufirit me Greqinë dhe u gëzova kur e pashë që ishin plot jetë. Doja të bëja një dokumentar social, doja të tregoja një histori me foto. Ja ajo që bëra,” shkruan ajo.

Ata kanë udhëtuar në Sarandë, Dhërmi, Himarë, Krrabë, Pogradec etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat