Mbi 250.000 shtetas të Kosovës pushuan në Ulqin

Turizëm

Mbi 250.000 shtetas të Kosovës pushuan në Ulqin

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 23:30
Ilustrim

Drejtori i Lidhjes Turistike të Kosovës, Shkelzen Rizaj tha për “Vijesti” se deri tani në Ulqin kanë shkuar për pushime më shumë se 250 mijë shtetas të Kosovës të cilët realizuan mbi 2,5 milionë fjetje.

Për kosovarët, thotë Rizaj, është e rëndësishme që Mali i Zi dhe Ulqini njihen si destinacione të sigurta. Sipas Rizajt, promovimi turistik i Ulqinit në Kosovë është i dobët, sepse “gjithçka përfshihet në dy-tre ditë të panairit të turizmit në Prishtinë”.

Sipas fjalëve të tij, turistët kosovarë “nuk kanë ankesa në punën e policisë së Ulqinit, por kanë për ngarkesat në komunikacion, parking, pritjet e panevojshme në kufi”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat