Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë

Turizëm

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 09:57
Ilustrim

Sipas një  postimi në rrjetin social Twitter të ministres së Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi, këtë vit, turizmi shqiptar ka pasur një rritje të konsiderueshme.

“Ky sezon turistik shënon 38% më shumë vizitorë shtetas të huaj se në 2015 në Hanin e Hotit”, thotë  Ekonomi.

Shifra që flasin  për një rritje  kryesisht të vizitorëve që futen nga kufijtë tokësorë të vendit.

Kjo rritje e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shëngjinit e Velipojës, por edhe në zonat malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj. Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat