Media zvicerane: Dikur e ndaluar, së shpejti Shqipëria mund të zëvendësojë në turizëm Spanjën

Turizëm

Media zvicerane: Dikur e ndaluar, së shpejti Shqipëria mund të zëvendësojë në turizëm Spanjën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 gusht 2016 Në ora: 00:04
ilustrim

Shqipëria u hap për turistët vetëm dy dekada më parë, kur kaloi nga komunizmi në kapitalizëm, ndërsa me rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe aeroportin Nënë Tereza, vendi është bërë gjithmonë më atraktiv për të huajt, shkruan travelneës.ch. Sot rruga mes Sarandës dhe Tiranës është shkurtuar dyherë më shumë sesa më parë.

Banka Botërore i ka dhënë kredi prej 2.4 miliardë dollarë, ndërsa sipas raportit «Doing Business» Shqipëria rënditet në vendin e 40 nga 108 që ndodhej më parë. Investimet direkte në 2013 nga të huajt ishte 1,22 miliardë dollarë që për krahasim nga një vit më parë ishte plus 44 përqind. Vendi është kandidat për BE dhe si këshillues për qeverinë shqiptare punon ish kryeministri britanik Tony Blaire, përcjell botasot.info.

Bregdeti 362 kilometra

E ndodhur mes rrënojave greke, romake e bizantine dhe me një bregdet të gjatë 362 kilometra mes Jonit dhe Adriatikut, Shqipërisë i janë shtuar trefish turistët. Nga 1'062'000 në vitin 2007 në 3'341'000 turistë në 2014. Numri i zviceranëve është shtuar shumë më tepër: Nga 6150 në 2005, në vitin 2012 erdhën 42'546 zviceranë.

Në shkrim përmendet edhe vendet e mbrojtura nga UNESCO si Butrinti dhe qytetet osmane Gjirokastra dhe Berati. Klima në Shqipëri ka 190 ditë dhe është e ngjajshme me qytetin francez St. Tropez.

Kryeqyteti Tirana është një kryqëzim ekzotik mes Evropës Perëndimore dhe Rusisë së vjetër, e rrënjëzuar me çmimet e Lindjes së Mesme.

Zhvillimi me një tempo të shpejtë

Pasi përmendet ngjyrosja e ndërtesave të vjetra komuniste nga ish kryetari i Tiranës, Edi Rama, që njëherë i dha pamje të re qytetit, në vijim përmendet Gjiri i Lalzit vetëm 45 kilometra larg Tiranës e kufizuar me Parkun Kombëtar të Bishtarekës. Ai është financuar nga britanikët dhe dizajnuar nga Australia. Në vendin me 20 hektarë me pishina notimi, villa, apartamente dhe hotele, përkundër Spanjës e Greqisë nuk ke masë të madhe turistësh.

Në Parkun Kombëtar të Divjakës jetojnë 242 pelikanë që janë zogjtë më të mëdhej evropianë. Shqipëria zhvillohet me tempo të shpejtë, por ka akoma shumë punë për të bërë. Riviera është akoma larg për tu bërë e konkurrueshme me Evropën dhe kjo falë edhe të kaluarës kriminale dhe të korruptuar. Deri në hapin tjetër Shqipëria mund të kthehet në top-zonën e pushuesve perëndimorë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat