“Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj”

Turizëm

“Erdha në Sarandë me të fejuarën për pushime, por ja ç’po më detyrojnë të bëj”

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 18:13
Plazhi

Të gjithë mezi i presin pushimet verore: dikush për të pushuar e për të shijuar bregdetin, ndërsa dikush tjetër për të rrjepur pushuesit. Këta të fundit janë pronarët e lokaleve që ndodhen në bregdetet shqiptare. Ata jo vetëm që ta “fusin” me çmime, por edhe të detyrojnë të hash në restorantin e tyre.

Këtë e dëshmon një djalë, i cili ka zgjedhur Sarandën për të pushuar. Fillimisht ai e ka pasur të vështirë të zërë çadër, pasi i është thënë se janë të gjitha të zëna. Më pas, atij i kanë vënë një kusht të çuditshëm: për të zënë çadër në atë zonë, ai duhet të hajë drekën tek restoranti i pronarit.

Pra, fillimisht djali është detyruar të bëjë pagesën prej 30 mijë lekësh të vjetra për çadrën dhe më pas ai duhet të hajë drekën në restorantin që ndodhet aty deshi apo s’deshi.

Mënyrë “e bukur” kjo e pronarëve për të rrjepur turistët dhe për të "shtuar" klientelën.

Pershendetje J. O.Q kam ardh me te fejuaren ne sarand me pushime Po cte shikosh vetem korrupsion kerkon cader dhe te thon jan te Zena kur cadrat ne te vertet jan pothuajse te gjitha bosh sepse kam ardh heret..pastaj vin e me thon nese ha dreken ne restorantin e tyre eshte menyra e vetme per cader normal qe pranova lash 30.000 te vjetra dhe tani jam i detyruar te he dreken ketu ..tani te dergoj dhe fotot..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat