Kosova dhe Shqipëria prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët

Turizëm

Kosova dhe Shqipëria prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Shqipëria dhe Kosova prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët, për të gjithë të huajt që duan të dinë diçka më tepër për historinë, kulturën, bukuritë natyrore dhe vendet atraktive, ku mund të argëtohen dhe të pushojnë.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit në Qeverinë e Shqipërisë, Blendi Klosi ka publikuar pamje të atraksioneve turistike të të dy vendeve duke ftuar turistët t’i shijojnë ato.

“Nëse keni shpirtin e eksperiencës, nëse ju pëlqen të zbuloni kulturat e lashta dhe dëshironi të gjeni veten në mes të një natyre përrallore e ende të pazbuluar, të shijoni një ushqim të mrekullueshëm, duam t’u mirëpresim në një natyrë të paprekur e të egër prej 39 635 km2”, thuhet në videon e publikuar nga ministri Klosi.

“Harrojeni rregullin, lëreni pas ritmin e qyteteve të zhurmshme, shmangni radhët e gjata të turistëve, ejani të përjetoni vendet unike që ofrojnë vendet tona”, është ftesa për aventurierët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat