Voeckler triumfon në etapën e dhjetë

Zgjedhjet 2014

Voeckler triumfon në etapën e dhjetë

Nga: Alban Lumi Më: 11 korrik 2012 Në ora: 18:55

Pas një ditë pushimi, me etapën e dhjetë janë rikthyer ethet e garës më prestigjioze të çiklizmit, “Tour de France”. Francezi i skuadrës “Europcar”, Thomas Voeckler e përmbylli garën në pozitën e parë. Ndërkaq fanella e verdhë edhe pas kësaj gare mbahet nga britaniku Bradley Wiggins i skuadrës “Sky”.

Çiklisti i Francës, Thomas Voeckler triumfoi në etapën e dhjetë, e cila u zhvillua në vendlindjen e tij në Francë, në të vërtet kjo garë e cila ishte e gjatë prej 195.5 km,u mbajt në shtegun Mâcon - Bellegarde-sur-Valserine. Ky shteg shtrihet edhe buzë trekëndëshit të kufirit mes Francës, Italisë dhe Zvicrës, që njëherësh ka edhe doganën më të madhe në gjithë Francën. Voeckler e kaloi garën për kohën prej 4 orësh, 46 minuta e 26 sekonda. Pas tij menjëherë në cak arriti italiani, Michele Scarponi, i cili në cak arriti me tre sekonda vonesë, ndërkaq Jens Voigot doli i treti me shtatë sekonda mbrapa fituesit.
Pas garës, fituesi i etapës së dhjetë u shpreh: “Tani kur jam 33 vjeç e vlerësoi shumë këtë sukses timin në etapën e dhjetë. Unë iu drejtova garës për tu ngjitur sa më shuam në renditje, por e them se megjithatë kam punuar shumë për të arritur këtë sukses. Të gjithë ishin pas meje në këtë garë, dhe në momentin duhur u përqendrova si duhet dhe ia dola mbanë”, tha Voeckler.
Edhe pas kësaj etape, renditjes së përgjithshme, vazhdon ti prinë çiklisti nga Britania e Madhe i skuadrës “Sky”, Bradley Wiggins me 43 orë, 59 minuta dhe 2 sekonda. Ndërkaq atë e ndjek kampioni në fuqi, Cadel Evans me 1 minutë e 53 sekonda pas tij, derisa shoku i skuadrës së liderit, Christopher Froome, është i treti me plus 2 minuta e shtatë sekonda. Së paku edhe në etapën e dhjetë, Wiggins do ta ketë të veshë fanellën e verdhë që e dallon atë si çiklistin që i prinë renditjes së përgjithshme. Shpejtësia mesatare në kësaj gare ishte 40.7 km, një shpejtësi e kënaqshme duke pasur parasysh shtegun jo edhe aq të lehtë për çiklistët.
Vlen të theksohet se ashtu siç kishte paralajmëruar mungoi kampioni i botës në kronometër, Tony Martin. Gjermani ka braktisur “Tour de France”, për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në fazat e para të saj. Ai e ndërmori këtë hap për të qenë sa më i gatshëm për lojërat olimpike verore, që do të mbahen në Londër nga 27 korriku deri më 12 korrik.
Etapa e ardhshme, e 11-ta, do të zhvillohet të enjten në Albertville > La Toussuire - Les Sybelles, dhe është e gjatë 148 km, dhe shtegu shtrohet në mes të alpeve, që e bënë këtë garë edhe më të bukur për tu shikuar nga bukuritë e rralla natyre që ofrojnë ato.

Rezultatet e etapës së dhjetë

1. Thomas VOECKLER 04h46’26’’
2. Michele SCARPONI +00:03
3. Jens VOIGT +00:07
4. Luis-Leon SANCHEZ +00:23
5. Dries DEVENYNS +00:30
6. Sandy CASAR +02:44
7. Egoi MARTINEZ +02:44
8. Pierre ROLLAND +02:44
9. Jurgen VAN DEN BROECK +02:44
10. Dmitriy FOFONOV

Renditja e përgjithshme

1. Bradley WIGGINS 43h59'02'' 00''
2. Cadel EVANS +01'53''
3. Christopher FROOME +02'07''
4. Vincenzo NIBALI +02'23''
5. Denis MENCHOV +03'02''
6. Haimar ZUBELDIA +03'19''
7. Maxime MONFORT +04'23''
8. Jurgen VAN DEN BROECK +04'48''
9. Nicolas ROCHE +05'29''
10. Tejay VAN GARDEREN +05'31''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat