Wiggins: Ciklizmi, pasioni im më i madh

Zgjedhjet 2014

Wiggins: Ciklizmi, pasioni im më i madh

Më: 9 korrik 2012 Në ora: 23:42

Bradley Wiggins ishte shumë i lumtur me fitoren e kronometrit individual në etapën e nëntë të Turit të Francës, fitore e cila i përforcon kryesimin e renditjes së përgjithshme.

Ciklisti britanik i ekipit “Sky” theksoi se forcën e gjen nga pasioni që ka për çiklizmin, pa të cilin do të ishte “si një robot”.

“Kam bërë një punë të madhe psikologjike dhe fizike edhe pse kam ende shumë për të bërë. E adhuroj këtë sport, kur kam qenë i vogël isha një tifoz i madh dhe jam i lumtur që sot jam kryesues i Turit të Francës”, shprehet Wiggins.

Britaniku foli edhe për kronometrin individual, të cilin e dominoi bindshëm: “E kisha studiuar mirë terrenin dhe e dija që më përshtatej. Dhashë maksimumin dhe jam shumë i kënaqur.”

“Nuk ishte një distancë e lehtë sepse ishte një terren plot kthesa dhe me ndryshime ritmi”, përfundoi Wiggins.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat