Wiggins fiton kronometrin individual

Zgjedhjet 2014

Wiggins fiton kronometrin individual

Nga: Alban Lumi Më: 9 korrik 2012 Në ora: 19:02

Bradley Wiggins ka dominuar me Fanellën e Verdhë kronometrin individual të Besancon. Shtegu i kësaj gare ishte i gjatë 41.5 kilometra, në kuadër të etapës së nëntë në Tour de France.

Çiklisti britanik, Bradley Wiggins, i cili vetëm para një dite ia kishte dal të “pronësoi” fanellën e verdhë, vazhdoi me përformancën e shkëlqyer në garën më masive të çiklizmit botëror, “Tour de France”. Ai në etapën e nëntë doli i pari për kohën prej 51 minutave e 24 sekonda për 41.5 kilometra sa kishte shtegu i ditës së dhjetë të evenimentit. Pas tij në cak arriti shoku i tij i skuadrës “Sky”, Chris Froome. Ky i fundit u tregua modest derisa lavdëroi liderin e skuadrës duke thënë se e gjithë Britania e Madhe është duke u mburr me suksesin e tij. “Është një rrugë e gjatë për në Paris, por sigurisht se tani jemi në një pozitë mjaftë të volitshme. Bradley, është në formë shumë të mirë dhe të gjithë në Britaninë e madhe janë krenar me të. Ai mund të qëndroi në krye të çiklistëve botëror”, ka thënë Froome, i cili kishte ngadhënjyer në etapën e shtatë. Pas dy çiklistëve të “Sky”, i treti përfundoi Fabian Cancellara, derisa kampioni aktual, Cadel Evans përfundoi i katërti. Pas këtij kronometri individual, britaniku Wiggins është i pari në renditjen e përgjithshme me 1 minutë e 53 sekonda avantazh ndaj Cadel Evans dhe 2 minuta e 7 sekonda avantazh ndaj Froome. Për Wiggins kjo është dita e tretë rresht që mban veshur Bluzën e Verdhë, bluzë që tregon çiklistin kryesues të Turit. “Tour de France”, sot do të pushojnë, duke pasur rastin që të mbushin bateritë për garën e etapës së dhjetë, që do të zhvillohet të mërkurën. Shtegu në këtë garë do të jetë serish ndër më të gjatit, me 194.5 km, qysh ishin zakonisht në tetë etapat e para. Ai do të mbahet nga Bellegarde-sur deri Valserine.

Rezultatet e etapës së nëntë

1. Bradley WIGGINS 00:51:24
2. Christopher FROOME +00:35
3. Fabian CANCELLARA +00:57
4. Tejay VAN GARDEREN +01:06
5. Sylvain CHAVANEL +01:24
6. Cadel EVANS +01:43
7. Peter VELITS +01:59
8. Vincenzo NIBALI +02:07
9. Denis MENCHOV +02:08
10. Andréas KLÖDEN +02:09

Renditja e përgjithshme

1. Bradley WIGGINS 39h09'20''
2. Cadel EVANS +01'53''
3. Christopher FROOME +02'07''
4. Vincenzo NIBALI +02'23''
5. Denis MENCHOV +03'02''
6. Haimar ZUBELDIA +03'19''
7. Maxime MONFORT +04'23''
8. Tejay VAN GARDEREN +05'14''
9. Jurgen VAN DEN BROECK +05'20''
10. Nicolas ROCHE +05'29''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat