Francezi, Pino bën të vetën etapën e tetë

Zgjedhjet 2014

Francezi, Pino bën të vetën etapën e tetë

Më: 8 korrik 2012 Në ora: 20:41

Çiklisti francez Tibo Pino është fituesi i etapës së tetë në Tour de France në shtegun Belfort-Porentrui, për një distancë prej 157.5 km.

Pas një shkëputjeje që filloj larg vijës së finishit, çiklisti francez Tibo Pino, ia doli të fitoi garën e parë të edicionit të 99-të në Tour de France, i cili filloi me 30 qershor dhe do te zgjat deri më 22 korrik. Në vendin e dytë i shkëputur me 26 sekonda kalon Evans i skuadrës BMC, ndërsa i treti Galopin i skuadrës Radio Shak. Rezultati i etapës së sotme nuk ndryshon asgjë në klasifikimin e përgjithshëm ku Wigins vazhdon të mbajë fanellën e verdhë. Ndërkohë nuk ka lajme të mira për kampionin olimpik, Samuel Sancez, i cili është detyruar të tërhiqet për shkak të një rrëzimit, kontrollet e para mjeksëore flasin për një frakturë në klavikul. Spanjolli është rrëzuar rreth kilometrit të 60-të të etapës. Nën lot është detyruar të tërhiqet për shkak të traumës së fortë që ka pësuar në shpatullën e majtë. Ky dëmtim mund t'i kushtojë atij jo vetëm vazhdimësinë e turit por edhe pjesmarrjen në Olimpiadën e Londrës, ku kishte si synim që të mbronte Medaljen e Artë të fituar në olimpiadën e shkuar të Pekinit.

Rezultatet e etapës së tetë

1. Thibaut Pinot 3h. 56’10”
2. Cadel Evans +26
3. Tony Gallopin +26
4. Bradley Wiggins +26
5 . Vincenzo Nibali +26
6. Jurgen Van den Broeck +26
7. Chris Froome +26
8. Denis Menchov +26
9. Haimar Zubeldia +26
10. Fränk Schleck +30

Renditja e përgjithshme

1. Bradley WIGGINS 38h 17' 56''
2. Cadel EVANS +00' 10''
3. Vincenzo NIBALI +00' 16''
4. Denis MENCHOV +00' 54''
5. Haimar ZUBELDIA +00' 59''
6. Christopher FROOME +01' 32''
7. Maxime MONFORT +02' 08''
8. Jurgen VAN DEN BROECK +02' 11''
9. Nicolas ROCHE +02' 21''
10. Rein TAARAMAE +02' 27'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat