Froome fiton etapën e shtatë - Wiggins merr fanellën e verdhë

Zgjedhjet 2014

Froome fiton etapën e shtatë - Wiggins merr fanellën e verdhë

Nga: Alban Lumi Më: 7 korrik 2012 Në ora: 18:54

Ditë e shkëlqyer për çiklistët britanik të ekipit “Sky” në ditën e tetë të Tour de France. Froome e përvetësoi etapën e shtatë, derisa Wiggins mori klasifikimin e përgjithshëm të garës më prestigjioze të çiklizmit, duke e zbritur nga froni zviceranin,Cancarella.

Në shtegun 199 km, nga Tomblaine deri në La Planche des Belles Filles, çiklistët nga Britania e Madhe, Christopher Froome dhe Bradley Wiggins, bënë që skuadrën e tyre të korr një sukses të madh. Froome e përmbylli garën në pozitën e parë, ai doli në cak për kohën për 4 orë, 58 minuta e 25 sekonda. “Ishte një garë fantastike nga fillimi i saj. Të gjithë në skuadër bëmë një punë fantastike. Porte vendosi një ritëm të ashpër dhe më la të marr përsipër dy km e fundit. Plani ishte për të mbajtur sa më lartë, Bradleyn por unë u mundova që të arrijë këtë sukses. Tani jam duke përjetuar një ndjenjë të mrekullueshme. Unë përfundova i pari garën derisa Bradley mori fanellën e verdhë”, tha Froome. Ndërkaq me dy sekonda me vonesë në shteg arriti shoku i tij i skuadrës te SKY, Wiiggins. Para këtij të fundit përfundoi kampioni në fuqi, Cadel Evans, duke u rikthyer seriozisht në garë për pozitën e parë. Wiggins pas kësaj etape ia doli të përmirësoi rezultatin e përgjithshëm duke mbajtur pozitën e parë pas tetë garave, me 24 orë, 21 minuta e 20 sekonda. Ndërkaq në këtë renditje, atë e ndjek Evans me 10 sekonda më pas. Wiggins, fanellën e verdhë që e dallon atë gjatë garave si garuesi që prinë në listën e përgjithshme, e mori nga zvicerani, Fabian Cancarella, i cili nga fillimi i garës e deri para kësaj gare ishte pronar i fanellës së verdhë por tani mbeti edhe jashtë dhjetë çiklistëve më të mirë. “Është një ndjenjë e pabesueshme dhe kjo është diçka që unë kam ëndërruar që kur isha fëmijë. Ne kemi trajnuar për këtë vit të gjithë. E dija se Froome mund arrinte fitoren dhe unë kam qenë i lumtur për të mbajtur Evansin në presion të vijë", ka thënë 32-vjeçari Wiggins.

Rezultatet e etapës së shtatë

Christopher FROOME 04:58:35
Cadel EVANS +00:02
Bradley WIGGINS +00:02
Vincenzo NIBALI +00:07
Rein TAARAMAE +00:19
Haimar ZUBELDIA +00:44
Pierre ROLLAND +00:46
Janez BRAJKOVIC +00:46
Denis MENCHOV +00:50
Maxime MONFORT +00:56

Renditja e përgjithshme

1. Bradley WIGGINS 34h21'20''
2. Cadel EVANS 00’10''
3. Vincenzo NIBALI 00’16''
4. Rein TAARAMAE 00’32''
5. Denis MENCHOV 00’54''
6. Haimar ZUBELDIA 00’59''
7. Maxime MONFORT 01'09''
8. Nicolas ROCHE 01'22''
9. Christopher FROOME 01'32''
10. Michael ROGERS 01'40'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat