Sagan arrin fitoren e tretë

Zgjedhjet 2014

Sagan arrin fitoren e tretë

Më: 6 korrik 2012 Në ora: 21:24

Talenti sllovak, Peter Sagan ka shënuar ka rrëmbyer fitoren e tretë që në etapën e gjashtë, të edicionit të 99-të, në “Tour de France”.

Sllovaku Peter Sagan është fituesi i etapës së gjashtë të Turit të Francës e gjatë 207,5 km. Ciklisti 22-vjecar i njohur ndryshe me nofkën “Kanibali” ka fituar duelin me gjermanin Andre Grajpel duke arritur fitoren e 3 në këtë turne prestigjioz.

Kjo etapë u karakterizua nga një rrëzim masiv që ndodhi 20 km nga fundi dhe që vonoi në finish shumë çiklistë. Një rrëzim masiv ky që do të mbahet mend gjatë nga Turi i Francës i këtij viti dhe që me shumë gjasa do të ndikojë në klasifikimin e përgjithshëm.

Kryesimin e Turit të Francës dhe “Fanellën e Verdhë” vazhdon ta mbajë zvicerani Fabian Cancellara me 7 sekonda diferencë me Uigins dhe francezin Shavanel.

Etapa e së shtunës, që është e gjatë 199 km, pritet të dhurojë spektakël dhe të japë surpriza për vetë karakterin malor të saj.

Rezultatet e etapës së gjashtë

Peter SAGAN 04:37:00
André GREIPEL +00:00
Matthew Harley GOSS +00:00
Kenny Robert VAN HUMMEL +00:00
Juan Jose HAEDO +00:00
Gregory HENDERSON +00:00
Alessandro PETACCHI +:00:00
Luca PAOLINI +00:00
Daryl IMPEY +00:00
Brett Daniel LANCASTER +00:04

Renditja e përgjithshme

1. Fabian CANCELLARA 29h 22' 36''
2. Bradley WIGGINS +00' 07''
3. Sylvain CHAVANEL +00' 07''
4. Tejay VAN GARDEREN +00' 10''
5. Denis +00' 13''
6. Cadel EVANS +00' 17''
7. Vincenzo NIBALI +00' 18''
8. Peter SAGAN +00' 19''
9. Andréas KLÖDEN +00' 19''
10. Maxime MONFORT +00' 22''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat