Greipel i pari në etapën e katërt

Zgjedhjet 2014

Greipel i pari në etapën e katërt

Nga: Alban Lumi Më: 4 korrik 2012 Në ora: 19:39

Gjermani, Andre Greipel, e ka përmbyllur etapën e katërt në pozitën e parë, e cila u mbajt nga Abbeville deri Rouen. Ai kaloi 214.5 km për 5 orë, 18 minuta e 32 sekonda.

Dita e katërt e garës më masive dhe cilësore të vitit për çiklistë, “Tour de France” është zhvilluar në rrugën që shtrihet kryesisht përskaj bregdetit me një pamje impresive që ia shton edhe më shumë bukurinë garave çiklistike. Ky shteg është i gjatë 214.5 km, ndërkaq që hynë në kategorinë e rrafshet, derisa pika më e lartë arrin gjatësinë prej 150 metrave. Çiklisti gjerman, Andre Greipel arriti i pari në cak duke i përshkuar këto kilometra për 5 orë, 18 minuta e 32 sekonda duke qenë vendimtar në momentin e fundit duke treguar aftësitë e tij me sprint të shpejtë. Greipel doli para italianit, Alessandro Petacchi italiane, ndërkaq i treti ishte Tom Veelers nga Holanda. Pas garës fituesi nga Gjermania, Greipe tha të jetë tejet i lumtur. “Jam shumë i kënaqur, jam duke përjetuar momentet më të mira. Kam pasur përkrahjen maksimale të skuadrës dhe i falënderoi të gjithë. Ne kemi kërkuar për të fituar së paku një etapë dhe ia dolëm që tani këtij qëllimi. Edhe pas kësaj gare Fabian Cancellara mbeti çiklisti numër një në ranglistën e përgjithshme. Në këtë mënyrë ai do ta bartë fanellën e verdhë së paku edhe në etapën e pestë. Gara e ardhshme në Tour de France, e cila zhvillohet të enjten nis nga Rouen në Shën Quentin. Gjatësia e kësaj rruge është më për 18 km më e shkurtër se gara e sotme, përkatësisht 196.5 km. Njëherësh ky është një mundësi e mirë për liderin, Cavendish që të rikthehet në podium. Fituesi i dyfishtë i këtij edicioni, Sagan që pos garës në etapën e parë ngadhënjeu edhe në etapën e tretë, këtë herë u ndal në pozitën e pestë.

Rezutatet e etapës së katërt

1. André GREIPEL 5h18’32”
2. Alessandro PETACCHI +00' 00'
3. Tom VEELERS +00' 00'
4. Mattheë Harley GOSS +00' 00'
5. Peter SAGAN +00' 00'
6. Jonathan CANTËELL +00' 00'
7. Daryl IMPEY +00' 00'
8. Kris BOECKAMNS +00' 00'
9. Edvald Boasson HAGEN +00' 00'
10.Ruben Perez MORENO +00' 00'

Renditja e përgjithshme

1. Fabian CANCELLARA 20h 04' 02''
2. Bradley WIGGINS +00' 07''
3. Sylvain CHAVANEL +00' 07''
4. Tejay VAN GARDEREN +00' 10''
5. Edvald BOASSON HAGEN +00' 11''
6. Denis MENCHOV KATUSHA +00' 13''
7. Cadel EVANS +00' 17''
8. Vincenzo NIBALI +00' 18''
9. Ryder HESJEDAL +00' 18''
10. Andréas KLÖDEN +00' 19''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat