Cavendish i pari në etapën e dytë

Zgjedhjet 2014

Cavendish i pari në etapën e dytë

Nga: Alban Lumi Më: 2 korrik 2012 Në ora: 18:49

Etapa e dytë e garave në “France de Tour” është përshkuar larg çiklistëve të parë në renditje, ndërkaq i pari në cak përfundoi britaniku, Mark Cavendish, i cili 207.5 km i kaloi për kohën prej 04h 56′ 59”.

Me mjaftë interesim është përshkuar edhe etapa e dytë e garave më joshëse të çiklizmit, “Tour de France”, e cila filloi në ditën e fundit të muajit qershor dhe do të zgjat deri me 22 korrik. Britaniku, Mark Cavendish doli fitues i etapës së dytë, e cila u nis nga Vise dhe pati për destinacion Tournain, me gjatësi prej 207.5 km. Pas Cavendish u renditën, André Greipel përkatësisht Harley Matthew Goss, duke bërë një garë tejet interesante, nëpër bukuritë e rralla që përshkuan rrugën të cilën çiklistët e kaluan.
Shpejtësia e garës në orën e parë kishte mesatare prej 38.2km / h, ndërkaq në pjesën fundit të garës ajo u rrit për 4/km/h (42.1km / h).
Rruga e dytë më e gjatë në Turin e Francës, përmban kryesisht rrugë të përshtatshme për çiklistët, ndërkaq rreth 82.5. km u përshkuan me ngjitjen në kodër, që edhe ndikoi më së shumti në lodhjen e garuesve. Megjithatë britaniku tha të jetë ndier komod gjatë garës. “Kam qenë krejtësisht i vetmuar në kilometrin fundit. Unë kam ardhur në garë pa as një lloj presioni, kështu që në fund mund të dalë edhe fituesi. Me një ekip të tillë sigurisht se kërkesa është për të fituar, por duke marr parasysh se këtu erdha si ‘bonus’ atëherë më tolerohet edhe të gaboi”, tha Cavdenish me të fituar garën. Edhe pas etapës së parë, fituesi i ditës së parë, përkatësisht në prolog, zvicerani, Fabian Cancellara, mbajti në pronësi fanellën e verdhë, që nënkupton se ai i prinë renditjes së përgjithshme edhe pas këtyre kilometrave. Për Cardavish kjo ishte fitorja e 21-të në karrierë në Tour... por hera e parë që fitoi jashtë vendi të tij. 26 vjeçari që lindi në ishullin Men, tani është vetëm një fitore larg legjendës së çiklizmit, amerikanit, Lance Armstrong-së, i cili kishte arritur 22 fitoreve në garën më të madhe në botë çiklizmit.

Rezultatet e etapës së dytë

1. Mark CAVENDISH 04h 56′ 59”
2. André GREIPEL + 00′ 00”
3. Harley Matthew GOSS + 00′ 00”
4. Tom VEELERS + 00′ 00”
5. Alessandro PETACCHI + 00′ 00”
6. Peter SAGAN + 00′ 00”
7. Yauheni HUTAROVICH + 00′ 00”
8. Jose Juan HAEDO + 00′ 00”
9. Mark RENSHAW + 00′ 00”
10.Tyler FARRAR + 00′ 00”

Renditja e përgjithshme

1. Fabian CANCELLARA 10h 02′ 31”
2. Bradley WIGGINS + 00′ 07”
3. Sylvain CHAVANEL + 00′ 07”
4. Tejay VAN GARDEREN + 00′ 10”
5. Edvald BOASSON HAGEN + 00′ 11”
6. Denis MENCHOV + 00′ 13”
7. Philippe GILBERT + 00′ 13”
8. Cadel EVANS + 00′ 17”
9. Vincenzo NIBALI + 00′ 18”
10. Ryder HESJEDAL + 00′ 18”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat