Cancellara i pari në hapje të Tour de France

Zgjedhjet 2014

Cancellara i pari në hapje të Tour de France

Nga: Alban Lumi Më: 30 qershor 2012 Në ora: 17:54

Fabian Cancellara, ka dal i pari në pistën e shkurtër të qytetit të bukur të Liezhit në hapje të garës më prestigjioze të çiklizmit.

Fituesi i Turit të Francës në vitin e kaluar, Kedël Ivans nuk shkoi më shumë se vendi i 13-të me kohën 7 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që Rajder Hesxhedal, që këtë sezon fitoi Xhiron e Italisë u rendit në vendin e 15-të me 7 minuta e 31 sekonda.
Fabian Cancellara e ka fituar garën në ditën e parë të edicionit të 99-të, në Tour de France. Në këtë mënyrë zvicerani me origjinë italiane ka paralajmëruar rivalët se edhe këtë vit do ta ketë fjalën kryesore në garën më prestigjioze të çiklizmit. Ai veshi fanellën e verdhë pasi e përshkoi garën në etapën hapëse e njohur si prolog, për kohën 7’13”46” , 6.4 km sa është e gjatë kjo pistë. Pas tij u renditë britaniku, Bradley iggins plus 7 të qindat e sekondës sa edhe francezi Sylvain Chavanel. “Jam gati për lojërat olimpike ‘Londra 2012’”, ka thënë shkurt Cancellara”, pasi garës, i cili ka garuar me 53.2 km/h duke veshur i pari fanellën e verdhë në “Tour de France 2012”. Fituesi i Turit të Francës në vitin e kaluar, Kedël Ivans nuk shkoi më shumë se vendi i 13-të me kohën 7 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që Rajder Hesxhedal, që këtë sezon fitoi Xhiron e Italisë u rendit në vendin e 15-të me 7 minuta e 31 sekonda.
Gjermani, Tony Martin ishte në rrugë të mbarë që të përmbyllë garën në pjesën e epërme të renditjes, por një defekt në metrat e fundit e postoi atë në pozitën e 44-të. Edhe këtë herë u dëshmua se kjo garë zgjon kërshërinë e adhuruesve të shumtë të çiklizmit në mbarë botën, derisa gara pritet të jetë edhe më interesant kur çiklistët të kalojnë në vendet malore, kur i duhet atyre edhe përqendrueshmëria më e madhe për të dal në cak. Zakonisht çiklistët që ngadhënjejnë në shtigjet e shkurtra siç është gara e parë, që më shumë shërben për t’u njohur me pjesëmarrësit, e kanë më shumë problem të qëndrojnë në garat me shtigje të gjata e sidomos shtigjet e paasfaltuara. Pos formës së çiklistëve me rëndësi është edhe mjeti, me të cilën garojnë ata. Shpesh herë ndodhë që biçikletat të prishen dhe të humbasin garuesit në ritëm. Edhe pse kujdestarët e skuadrave janë të gatshëm të intervenojnë për të zëvendësuar mjetin, sekondat vështirë kompensohen sidomos në shtigjet e shkurtra kur fituesi mund të përcaktohet edhe falë gabimit të tjetrit. Paraqitja e parë e çiklistëve la të kuptohet se edhe në këtë edicionin, do të shohim një garë interesante dhe të pakompromis deri në fund. Fakt ky që na shtyn të përcjellim me ende sportin që për dallim nga garat me mjete motorike varet shumë edhe nga forca dhe e çiklistëve, nga të cilët kërkohet që të shfrytëzojnë në maksimum atë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat