Rolland fitoi etapën, Andy Schleck vishet verdhë

Zgjedhjet 2014

Rolland fitoi etapën, Andy Schleck vishet verdhë

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 22 korrik 2011 Në ora: 18:55

Çiklizëm: Tour de France-98-të

Një fitore madhështore ka arritur çiklisti francez Pierre Rolland duke arritur i pari në majë të Alpeve d'Huez Shtegu Modane deri Alpe-D’Huez i gjatë 109. 5km me një kohë prej 3h13'25'00'' dhe mesatarja e vozitjes ishte 34 km/h, që është larg mesatareve të ditëve të kaluara por është relativisht e mirë duke marrë parasysh shtegun e vështirë. Pas etapës së 19-të renditjes së përgjithshme, i prin çiklisti 24 vjeçar nga Luksemburgu Andy Schleck duke zhvendosur nga froni francezin Thomas Voeckler, i cili udhëhoqi për 10 ditë me radhe dhe që tash renditet i katërti. Andy ka një kohë të përgjithshme 82h48'43'00'', dhe e ndjek i vëllai Franku në vendin e dytë dhe Evans në pozitën e tretë. Ndërkaq. çiklisti anglez Mark Cavendish, i cili njihet si sprinteri më i mirë i ditëve të sotme edhe më tutje e bartë fanellën e gjelbër me 280 pikë, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave prej te premtes e bartë çiklisti spanjoll Samuel Sanchez, që njihet si mbreti i maleve, ndërsa fanellën e bardhë e bartë fituesi i etapës së 19-të francezi Pierre Rolland si çiklisti më i ri i garës.

Po afrohet fundi i garës së edicionit të 98-të dhe kanë mbetur vetëm edhe dy ditë dhe dy fazat e fundit që mijëra adhurues nëpër rrugë dhe qindra mijëra e pse jo edhe miliona në për ekranet televizive sa e kanë ndjekur këtë garë që të mësojnë fituesin e këtij edicioni. E diela po afrohet ndaj keni durim. Çiklistët të shtunën do të vazhdojnë garën për të fituar etapën e 20-të në shtegun nga Grenoble deri Grenoble i gjatë 42.5 km Shteg trekohor individual (Individual Time-trial), apo edhe ndryshe quhet gara me kronometër, me një reliev me kodra e kreshta të vogla. Gara zhvillohet në Grenoble që shtrihet në zemër të Alpeve, dhe i rrethuar nga malet kështu, dashamirët e sporteve në natyrë dhe aktivitetet do të gjejnë bazën e përsosur në Grenoble. Vendlindja e Stendhal, "shpikësi" i konceptit të librit udhëzues. Me një fjalë është qytet sportiv dhe Grenoble inkurajon vlerat e sportit "për të gjithë, nga të gjithë”.

Rezultatet e etapës së 19-të

1. Pierre ROLLAND (FRA) EUC 3h13'25'00''

2. Samuel SANCHEZ (SPA) EUS 3h13'39'14''

3. Alberto CONTADOR(SPA)SBS 3h13'48'23''

4. Peter VELITS (SVK) THR 3h14'22'57''

5. Cadel EVANS (AUS) BMC 3h14'22'57''

6. Thomas DE GENDT (BEL)VCD 3h14'22'57''

7. Damiano CUNEGO(ITA) LAM 3h14'22'57''

8. Frank SCHLECK(LUX) LEO 3h14'22'57''

9. Andy SCHLECK (LUX) LEO 3h14'22'57''

10.Ryder HESJEDAL(KAN) GRM 3h14'40'1'15''

Renditja e përgjithshme

1. Andy SCHLECK (LUX) LEO 82h48'43'00''

2. Frank SCHLECK (LUX) LEO 82h49'36'53''

3. Cadel EVANS (AUS) BMC 82h49'40'57''

4. Thomas VOECKLER (FRA)EUC 82h50'53'2'10''

5. Damiano CUNEGO (ITA) LAM 82h52'14'3'31''

6. Alberto CONTADOR (SPA) SBS 82h52'38'3'55''

7. Samuel SANCHEZ (SPA) EUS 82h53'05'4'22''

8. Ivan BASSO (ITA) LIQ 82h53'23'4'40''

9. Tom DANIELSON (SHBA) GRM 82h55'54'7'11''

10.Pierre ROLLAND (FRA) EUC 82h57'40'8'57''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat