Ngadhënjeu Andy Schleck, rrezikon Voecklerin

Zgjedhjet 2014

Ngadhënjeu Andy Schleck, rrezikon Voecklerin

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 21 korrik 2011 Në ora: 18:12

Çiklizëm: Tour de France-98-të

Çiklisti nga Luksemburgu dhe njëri nga mëtuesit kryesor për ta fituar garën Andy Schleck është fitues i etapës së 18-të e para në këtë edicion në shtegun malor e me kreshta të mëdha Pinerolo deri në Galibier Serre-Chevalier i gjatë 200.5 km, që e përshkoi për 6h07'56'00'', duke lënë në vendi të dytë vëllain e tij më të vjetër Frankun dhe Evans në vendin e tretë.

Edhe pas etapës së 18-të renditjes së përgjithshme, edhe më tutje prin çiklisti francez Thomas Voeckler, me kohë të përgjithshme 79h34'06'00''', bartë fanellën e verdhë, por tsh i rrezikuar seriozisht nga Andy Schleck. Ndërkaq. çiklisti anglez Mark Cavendish, i cili njihet si sprinteri më i mirë i ditëve të sotme edhe më tutje e bartë fanellën e gjelbër me 320 pikë, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave e bartë çiklisti belg Jelle Vanendert, ndërsa fanellën e bardhë e bartë estonezi Rein Taaramae si çiklisti më i ri i garës.

Të premten çiklistët do të vazhdojnë garën për të fituar etapën e 19-të në shtegun nga Modane deri në Alpe-D’huez i gjatë 109.5 km me një reliev malor e me shumë kreshta të mëdha e ku lartësia mbidetare arrin deri në 2556, ndërsa fundi i etapës përfundon në 1850 metra lartësi. Gara nis në Modane, një vend që njihet si vend si me histori të kalave ushtarake. Gara e kësaj etape përmbyllet në Alpe D’Huez, po ashtu në një vend i mirë që ndryshe quhet”Ishulli i diellit” për faktin se gjatë vitit këtu kemi 300 ditë me diell, ani pse kemi edhe shumë qendra skijimi. Gara e edicionit të 98-të tashmë po hynë në fazën finale dhe kanë mbetur vetëm edhe tri ditë dhe tri faza kur do të mësojmë fituesin e këtij edicioni, përkatësisht të dielën çdo gjë do të jetë e qartë.

Rezultatet e etapës së 18-të

1. Andy SCHLECK(LUX) LEO 6h07'56'00''

2. Frank SCHLECK(LUX) LEO 6h10'03'2'07''

3. Cadel EVANS(AUS) BMC 6h10'11'2'15''

4. Ivan BASSO(ITA) LIQ 6h10'14'2'18''

5. Thomas VOECKLER(FRA) EUC 6h10'17'2'21''

6. Pierre ROLLAND(FRA) EUC 6h10'23'2'27''

7. Damiano CUNEGO(ITA) LAM 6h10'29'2'33''

8. Rein TAARAMAE(EST) COF 6h11'18'3'22''

9. Tom DANIELSON(SHBA) GRM 6h11'21'3'25''

10.Ryder HESJEDAL(KAN) GRM 6h11'27'3'31''

Renditja e përgjithshme

1. Thomas VOECKLER(FRA) EUC 79h34'06'00''

2. Andy SCHLECK(LUX) LEO 79h34'21'15''

3. Frank SCHLECK(LUX) LEO 79h35'14'1'08''

4. Cadel EVANS(AUS) BMC 79h35'18'1'12''

5. Damiano CUNEGO(ITA) LAM 79h37'52'3'46''

6. Ivan BASSO(ITA) LIQ 79h37'52'3'46''

7. Alberto CONTADOR(SPA)SBS 79h38'50'4'44''

8. Samuel SANCHEZ(SPA) EUS 79h39'26'5'20''

9. Tom DANIELSON(SHBA) GRM 79h41'14'7'08''

10.Jean-Christophe PERAUD (FRA) ALM 79h43'33'9'27'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat