Edhe një triumf i norvegjezit Hagen

Zgjedhjet 2014

Edhe një triumf i norvegjezit Hagen

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 21 korrik 2011 Në ora: 09:57

Biçiklizëm: Tour de France-98-të

Garat për etapën e 17-të kanë vazhduar në shtegun Gap deri në Pinerolo të gjatë 179 km, ndërkaq nga njohësit ky shteg është quajtur si shteg tmerrësisht i rrezikshëm, për faktin se ka një relievit tepër me kreshta të mëdha, por megjithatë çiklistët e përballuan dhe treguan forcën dhe mjeshtrin e tyre. Kështu në këtë garë më i suksesshmi u tregua çiklisti.norvegjez Edvald Boasson Hagen duke përshkuarv shtegun për 4h18'00'00'', duke lënë prapa holandezin Mollema në vendin e dytë dhe francezin Casar në vendin e tretë. Nga kjo shihet se mestarja e vozitjes ka qenë 42.5 km/h, ndësra në kilometrat e parë ka qenë deri në 53 km/h, por kreshtat e kanë bërë të veten.


Edhe pas etapës së 17-të renditjes së përgjithshme, edhe më tutje prin çiklisti francez Thomas Voeckler, me kohë të përgjithshme 73h23'49'00'', i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë, edhe më tutje është i ndjekur në hap nga australiani Cardel Evans dhe vëllezërit Frank e Andy Schleck. Ndërkaq.çiklisti anglez Mark Cavendish, i cili njihet si sprinteri më i mirë i ditëve të sotme edhe më tutje e bartë fanellën e gjelbër me 320 pikë, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave edhe pas etapës së 15-të e bartë çiklisti belg Jelle Vanendert, ndërsa fanellën e bardhë nga kjo etapë do ta bartë kolumbiani Rigoberto Uran si çiklisti më i ri i garës.

Të mërkurën çiklistët do të vazhdojnë garën për të fituar etapën e 18-të në shtegun nga Pinerolo deri në Galibier Serre-Chevalier i gjatë 200.5 km me një reliev malor e me shumë kreshta të mëdha e ku lartësia mbidetare arrin deri në 2744, ndërsa fundi I etapës përfundon në 2645 metra lartësi. Gara nis në Pinerlo në kufi me Italinë, një vend mjaft i mirë dhe me histori të njohur dhe përfundon në një maje male turistike veçmas për ski dhe e pasur me banja termike për shërimin e shumë sëmundjeve. Sikur faza e 17-të edhe kjo e 18-ta llogaritet si faza me shtigje të rrezikshme për çiklistët, të cilët i druajnë kësaj thepisje siç u shpreh Andy Schleck, ne duam të përfundojmë garën dhe jo të shkojmë në spital sepse kemi njerëz që na presin në shtëpi.

Rezultatet e etapës së 17-të

1. Edvald Boasson HAGEN(NOR)SKY 4h18'00'00''

2. Bauke MOLLEMA(Hol) RAB 4h18'40'40''

3. Sandy CASAR(FRA) FDJ 4h18'50'50''

4. Julien EL FARES(FRA) COF 4h18'50'50''

5. Sylvain CHAVANEL(FRA)QST 4h18'50'50''

6. Dmitriy FOFONOV(KAZ) AST 4h19'10'1'10''

7. Maciej PATERSKI(POL) LIQ 4h19'10'1'10''

8. Dmitriy MURAVYEV(KAZ)RSH 4h19'10'1'10''

9. Jonathan HIVERT(FRA) SAU 4h19'15'1'15''

10.Borut BOZIC(SLO) VCD 4h20'20'2'20''

Renditja e përgjithshme

1. Thomas VOECKLER(FRA) EUC 73h23'49'00''

2. Cadel EVANS(AUS) BMC 73h25'07'1'18''

3. Frank SCHLECK(UX) LEO 73h25'11'1'22''

4. Andy SCHLECK(LUX) LEO 73h26'25'2'36''

5. Samuel SANCHEZ(SPA) EUS 73h26'48'2'59''

6. Alberto CONTADOR(SPA)SBS 73h27'04'3'15''

7. Damiano CUNEGO(ITA) LAM 73h27'23'3'34''

8. Ivan BASSO(ITA) LIQ 73h27'38'3'49''

9. Tom DANIELSON(SHBA) GRM 73h29'53'6'04''

10.Rigoberto URAN(KOL) SKY 73h31'25'7'36''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat