Thor Hushovd fitoi edhe një etapë, Voeckler prin

Zgjedhjet 2014

Thor Hushovd fitoi edhe një etapë, Voeckler prin

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 19 korrik 2011 Në ora: 17:55

Çiklizëm: Tour de France-98-të

Pas pushimit të së hënës, që është pushimi i fundit deri në përfundim të edicionit të 98-të të Tour de France, çiklistët i janë kthyer garës për ta fituar etapën e 16-të në shtegun nga Saint - Paul- Trois- Chateaux deri në Gap i gjatë 162.5 km. Pas 3h31'38'00'' ka ngadhënjyer çiklisti norvegjez Thor Hushovd, i cili një kohë barti edhe fanellën e verdhë, duke lënë në vendin e dytë bashkëkombësin e tij Edvald Hagen dhe në vendin e tretë kanadezin Hesjedal. Për Hushovd kjo është etapa e dytë që e fitoi në këtë edicion të Tour de France. Gara sa po vjen fundi po bëhet gjithnjë më e fortë dhe më interesante.

Edhe pas etapës së 16-të renditjes së përgjithshme, edhe më tutje prin çiklisti francez Thomas Voeckler, me kohë të përgjithshme 69h00'56'00'', i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë, i ndjekur në hap nga australiani Cardel Evans dhe vëllezërit Frank e Andy Schleck. Ndërkaq, çiklisti anglez Mark Cavendish, i cili njihet si sprinteri më i mirë i ditëve të sotme edhe më tutje e bartë fanellën e gjelbër me 319 pikë, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave edhe pas etapës së 15-të e bartë çiklisti belg Jelle Vanendert, ndërsa fanellën e bardhë nga kjo etapë do ta bartë kolumbiani Rigoberto Uran si çiklisti më i ri i garës. Të mërkurën çiklistët do të vazhdojnë garën për të fituar etapën e 17-të në shtegun nga Gap deri në Pinerolo të gjatë 179 km me një reliev malor e me shumë kreshta dhe veç këtij shtegu dhe dy shtigjet në vijim do të jenë me kreshta që janë një sprovë e madhe për çiklistët. Gara nis nga Gap, që njihet si qendër e turizmit duke u përmbyllë një Pinerolo, po ashtu një qendër tepër joshëse për vizitorët për shkak të fortifikatave të lashta si dhe liqenin artificial gati më të madh në Evropë.

Rezultatet e etapës së 16-të

1. Thor HUSHOVD(NOR) GRM 3h31'38'00''

2. Edvald Boasson HAGEN(NOR)SKY 3h31'38'00''

3. Ryder HESJEDAL(KAN) GRM 3h31'40'02''

4. Tony MARTIN(GJER) THR 3h32'16'38''

5. Mikhail IGNATYEV(RUS)KAT 3h32'30'52''

6. Alan PEREZ LEZAUN(SPA)EUS 3h33'03'1'25''

7. Jérémy ROY(FRA)FDJ 3h33'03'1'25''

8. Marco MARCATO(ITA) VCD 3h33'33'1'55''

9 Dries DEVENYNS(BEL)QST 3h33'33'1'55''

10.Andriy GRIVKO(UKR) AST 3h33'36'1'58''

Renditja e përgjithshme

1. Thomas VOECKLER(FRA) EUC 69h00'56'00''

2. Cadel EVANS(AUS) BMC 69h02'41'1'45''

3. Frank SCHLECK(LUX) LEO 69h02'45'1'49''

4. Andy SCHLECK(LUX) LEO 69h03'59'3'03''

5. Samuel SANCHEZ(SPA) EUS 69h04'22'3'26''

6. Alberto CONTADOR(SPA)SBS 69h04'38'3'42''

7. Ivan BASSO(ITA) LIQ 69h04'45'3'49''

8. Damiano CUNEGO(ITA) LAM 69h04'57'4'01''

9. Tom DANIELSON(SHBA) GRM 69h07'00'6'04''

10.Rigoberto URAN(KOL) SKY 69h08'51'7'55

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat