Fitorja e katërt e Cavendishit në këtë edicion

Zgjedhjet 2014

Fitorja e katërt e Cavendishit në këtë edicion

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 17 korrik 2011 Në ora: 18:22

Çiklizëm: Tour de France-98-të

Çiklisti anglez Mark Cavendish fitoi fazën e tij të katërt të Tour de France me një fitore sprint para amerikanit Tyler Farrar dhe Alessandro Petacchi duke triumfuar në shtegun prej Limoux deri Montpellier të gjatë 193 km, në kohë prej 4h20'24'00''. Sprinteri në rrugë të shtruar edhe një herë dëshmoi të jetë njeriu i shpejtë dhe këmbëngulës për të fituar, që është etapa e 4-të në këtë edicion dhe 19-ta në historinë e Tour de France. Thomas Voeckler i Francës (Europcar) ruan fronin e të parit. Garën surprizë udhëhoqën edhe Frank Schleck (Leopard Trek) nga Cadel Evans dhe 1:49 (BMC) nga 2:06, ndërsa Alberto Contador kampion në fuqi qëndron përsëri në vendin e shtatë, pikërisht katër minuta ngecje nga kryesuesi Voeckler. Edhe pas etapës së 15-të renditjes së përgjithshme, edhe më tutje prin çiklisti francez Thomas Voeckler, me kohë të përgjithshme 65h24'34'00'', i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë.

Çiklisti anglez Mark Cavendish edhe më tutje e bartë fanellën e gjelbër me 319 pikë, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave edhe pas etapës së 15-të e bartë çiklisti belg Jelle Vanendert, ndërsa fanellën e bardhë nga kjo etapë do ta bartë lokumbianai Rigoberto Uran si çiklisti më i ri i garës.

E hëna është ditë pushimi për çiklistët, e hëna e dytë pushim për garuesit që do të jetë shumë e rëndësishme për ta që të pushojnë dhe të përgatiten për etapat finale të Tour de France, sidomos pasi në radhë nga e mërkura janë tri faza malore me kreshta të mëdha e që janë një sprovë e vështirë në përmbyllje të garës me një fazë TTT(Trial Team Time) dhe së fundi faza e sheshtë ku do të dihet fituesi i këtij edicioni. Kështu të martën çiklistët do të vazhdojnë garën për të fituar etapën e 16-të në shtegun nga Saint-Paul-Trois-Châteaux deri në Gap i gjatë 162.5 km me një reliev mestar malor që do të thotë pak kodra e më shumë shteg i sheshtë.

Rezultatet e etapës së 15-të

1. Mark CAVENDISH (GBR) THR 4h20'24'00''

2. Tyler FARRAR (SHB) GRM 4h20'24'00''

3. Alessandro PETACCHI(ITA) LAM 4h20'24'00''

4. Daniel OSS (ITA) LIQ 4h20'24'00''

5. Jose Joaquin ROJAS (SPA) MOV 4h20'24'00''

6. Ben SWIFT (Ang) SKY 4h20'24'00''

7. Gerald CIOLEK (GJER) QST 4h20'24'00''

8. Tony GALLOPIN (FRA) COF 4h20'24'00''

9. Francisco VENTOSO (SPA) MOV 4h20'24'00''

10.Sébastien HINAULT (FRA)ALM 4h20'24'00''

Renditja e përgjithshme

1. Thomas VOECKLER(FRA)EUC 65h24'34'00''

2. Frank SCHLECK(LUX) LEO 65h26'23'1'49''

3. Cadel EVANS(AUS) BMC 65h26'40'2'06''

4. Andy SCHLECK(LUX) LEO 65h26'49'2'15''

5. Ivan BASSO(ITA) LIQ 65h27'50'3'16''

6. Samuel SANCHEZ(SPA) EUS 65h28'18'3'44''

7. Alberto CONTADOR(SPA)SBS 65h28'34'4'00''

8. Damiano CUNEGO(ITA)LAM 65h28'35'4'01''

9. Tom DANIELSON(SHBA) GRM 65h30'20'5'46''

10.Kevin DE WEERT(BEL) QST 65h30'52'6'18''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat