Ngadhënjeu Hushovd, Voeckler ruan kryesimin

Zgjedhjet 2014

Ngadhënjeu Hushovd, Voeckler ruan kryesimin

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 15 korrik 2011 Në ora: 18:30

Biçiklizëm: Tour de France-98-të

Garat në edicionin e 98-të të Tour de France, kanë hyrë në fazat e vështira malore me kreshta të larta që për çiklistët janë një sprovë e madhe. Etapa e 13-të u zhvillua në shtegun nga Pau-Lourdes të gjatë 152.5, ku në cak i parti arriti çiklisti norvegjez Thor Hushovd, i cili për një javë barti fanellën e verdhë, ndërsa në vendin e dytë u renditë francezi David Moncoutie dhe në vendin e tretë një tjetër çiklist francez Jérémy R.

"Ky është momenti më i mirë të karrierës sime," tha Hushovd pas fitores së tij. "Fitoi vetëm pas një ngjitje të vështirë siç është Aubisque d'Kol dhe kjo është e pabesueshme. Kjo është gjëja më e çmendur që kam bërë ndonjëherë. Një ditë më herët kam ruajtur ruajtur këmbët e mia, dhe kjo është arsyeja pse kam fituar sot."

Edhe pas etapës së 13 -të renditjes së përgjithshme, edhe më tutje prin çiklisti francez Thomas Voeckler, me kohë të përgjithshme prej 55h49'57'' 00'', i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë. Çiklisti anglez Mark Cavendish edhe më tutje e bartë fanellën e gjelbër , ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave tash e bartë çiklisti francez Jérémy Roy', i cili ia rrëmbeu Sanchezit të cilin tashmë nga njohësit e çiklizmit ka marrë epitetin”Mbret i maleve”, ndërsa fanellën e bardhë edhe më tutje do ta bartë francezi Arnold Jeannesson si çiklisti më i ri i garës.

Të shtunën çiklistët do të vazhdojnë garën për të fituar etapën e 14-të në shtegun nga Saint-Gaudens deri në Plateau De Beille të gjatë 168.5 km me një reliev malor dhe me kreshta të mëdha e ku vende- vende lartësia mbidetare arrin deri në 1570 m si në Col d’Agnes, ndërsa nisja nga Saint-Gaudens njihet si vend me gjelbërim dhe me vende peshkimi si dhe me festivale të njohura të bujqësisë, ndërsa përfundimi i etapës në Plateau De Beille, vend ky që verës ishte u bukur për pushime , dimrit shndërrohet në një vend nordik me plotë shtigje të skijimit. Për çiklistët veç emocioneve që u sjell vozitja e biçikletës, i gjithë ky peizazh i mirë u sjellë kënaqësi të mirë.

Rezultatet e etapës së 13-të

1. Thor HUSHOVD (NOR) GRM 3h47'36''00''

2. David MONCOUTIE(FRA)COF 3h47'46''10''

3. Jérémy ROY(FRA) FDJ 3h48'02''26''

4. Lars BAK(DAN) THR 3h52'36''5'00''

5. Jérôme PINEAU(FRA) QST 3h52'38''5'02''

6. Edvald Boasson HAGEN(NOR)SKY 3h52'39''5'03''

7. Vladimir GUSEV(RUS) KAT 3h52'44''5'08''

8. Alessandro PETACCHI(ITA)LAM 3h52'52''5'16''

9. Maarten TJALLINGII(NED)RAB 3h52'52''5'16''

10.Philippe GILBERT(BEL) OLO 3h54'24''6'48''

Renditja e përgjithshme

1. Thomas VOECKLER(FRA)EUC 55h49'57'' 00''

2. Frank SCHLECK(LUX) LEO 55h51'46'' 1'49''

3. Cadel EVANS( AUS) BMC 55h52'03'' 2'06''

4. Andy SCHLECK(LUX) LEO 55h52'14'' 2'17''

5. Ivan BASSO(ITA) LIQ 55h53'13'' 3'16''

6. Damiano CUNEGO(ITA) LAM 55h53'19'' 3'22''

7. Alberto CONTADOR(SPA)SBS 55h53'57'' 4'00''

8. Samuel SANCHEZ(SPA) EUS 55h54'08'' 4'11''

9. Philippe GILBERT(BEL)OLO 55h54'32'' 4'35''

10.Tom DANIELSON(SHBA)GRM 55h54'32'' 4'35

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat