Cavendish triumfoi për herë të tretë dhe vishet gjelbër

Zgjedhjet 2014

Cavendish triumfoi për herë të tretë dhe vishet gjelbër

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 14 korrik 2011 Në ora: 10:02

Biçiklizëm: Tour de France-98-të

Etapa e 11-të e edicionit të 98-të të Tour de Francë shtegun nga Bulaye-Les-Mines deri në Lavaur të gjatë 167.5 km, është një zonë në jug të Francës që krenohet me diell e me disa pamje të mrekullueshme duke kaluar nëpër një numër të fshatrave të bukura mesjetare, kështu që ishte një rast i mirë për disa çiklistë për t'u çlodhur nga e gjithë këto pamje. Në këtë etapë më i miri u tregua çiklisti anglez Mark Cavendish, i cili fitoi fazën e tretë në këtë edicion. “Unë i thashë natën e fundit që unë do të fitojë nesër”, tha Cavendish, duke iu referuar humbjes së tij të papritur nga Greipel në fazën e 10. Dje, Greipel ishte i përsosur, por sot unë bëra timin e isha i sigurt se unë nuk e bëjë të njëjtin gabim”, ka thënë Cavendish pas garës, i cili edhe është llogaritur favorit. Edhe pas etapës së 11 -të nuk ndryshoi renditja përgjithshme, edhe më tutje prin çiklisti francez Thomas Voeckler, me kohë të përgjithshme prej 45h52'39'' 00'', i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë. Çiklisti Annlze Marka Cavendish pas fitores në këtë etapa ka zhveshur fanellën e gjelbër nga belgu Philippe Gilbert për ta bartë vete, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave tash e bartë çiklisti holandez Ohnny Hoogerland, ndërsa fanellën e bardhë edhe më tutje do ta bartë holandezi Robert Gisnik si çiklisti më i ri i garës.

Të enjten çiklistët do të vazhdojë garën për të triumfuar në etapën e 12-të në shtegun nga Cugnaux deri Luz-A të gjatë 211 km me një reliev malor me kreshta shumë të mëdha e ku lartësia mbidetare arrin deri në 211, ndërsa etapa përfundon në lartësi prej 1715 metra. Lirisht mund të thuhet se tash fillon sprova e vërtet për çiklistët që mëtojnë të fitojnë edicionin e 98-të të Tour de France, ngase shtigjet e deritashme kishin një reliev dhe terren më të lehtë, ndërsa tash do të shihet forma dhe forca e çiklistëve që do ta bëjnë garën edhe më interesante.

Rezultatet e etapës së 11-të

1. Mark CAVENDISH(Ang) THR 3h46'07'' 00''

2. André GREIPEL(Gjer) OLO 3h46'07'' 00''

3. Tyler FARRAR(SHBA) GRM 3h46'07'' 00''

4. Denis GALIMZYANOV(Rus) KAT 3h46'07'' 00''

5. Edvald Boasson HAGEN(Nor) SKY 3h46'07'' 00''

6. Romain FEILLU(Fra) VCD 3h46'07'' 00''

7. Jose Joaquin ROJAS(Spa) MOV 3h46'07'' 00''

8. Sébastien TURGO(Fra) EUC 3h46'07'' 00''

9. Francisco VENTOSO(Spa) MOV 3h46'07'' 00''

10.William BONNET(Fra) FDJ 3h46'07'' 00''

Renditja e përgjithshme

11. Thomas VOECKLER(Fra) EUC 45h52'39'' 00''

2. Luis-Leon SANCHEZ(Spa) RAB 45h54'28'' 1'49''

3. Cadel EVANS(Aus) BMC 45h55'05'' 2'26''

4. Frank SCHLECK(Lux) LEO 45h55'08'' 2'29''

5. Andy SCHLECK(Lux) LEO 45h55'16'' 2'37''

6. Tony MARTIN(Gjer) THR 45h55'17'' 2'38''

7. Peter VELITS(Svk) THR 45h55'17'' 2'38''

8. Andréas KLÖDEN(Gjer) RSH 45h55'22'' 2'43''

9. Philippe GILBERT(Bel) OLO 45h55'34'' 2'55''

10.Jakob FUGLSANG(Zvic) LEO 45h55'47'' 3'08''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat