Edhe një fitore e Mark Cavendishit

Zgjedhjet 2014

Edhe një fitore e Mark Cavendishit

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 8 korrik 2011 Në ora: 19:08

Çiklizëm: Tour de France-98-të

Derisa po zhvillohej gara për etapën e 7-të në shtegun Le Mans- Chateauroux i gjatë 218 km, pakkush nga komentuesit e garës kishin paraparë fitoren e çiklistit Mark Cavendish, i cili më herët fitoi edhe etapën e pestë të edicionit të 98-të të Tour de France. Por, nuk do të ishte kaq emocionale dhe interesante kjo garë po të mos sillte kaq befasi. Cavendish shtegun e kaloi për kohë prej 5h38'53'' 00'' , duke lënë në pozitën e dytë italianin Pitacchi dhe i treti në cak arriti gjermani Greipel. Njohësit e çiklizmit madje thanë se mund të fitojë Farrar si dhe Hushovd e ndonjë tjetër që gjatë gjithë kohës i prinë garës. Sikur edhe një ditë më parë edhe te premten gjatë garës nisi të binte shi, por megjithatë nuk e vështirësonte garën e çiklistëve.

Etapa e 7 -të megjithatë solli disa ndryshime në renditjen e përgjithshme, por jo në pesëshen e parë por atë të fundit. Në dhjetëshen e parë kemi një çiklist zviceran Jakob Fuglsang. Kështu edhe pas etapës së gjashtë renditjes së përgjithshme i prinë çiklisti norvegjez Thor Hushovd, i cili në këtë etapë u renditë i 7-ti ndërsa renditjes i prin me kohë të përgjithshme prej 28h29'27'' 00'' , i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë. Çiklisti spanjoll Jose Joaquin Rojas tash do të bartë fanellën e gjelbër pas etapës së katërt, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave tash e bartë holandez Johnny Hoogerland, ndërsa fanellën e bardhë edhe më tutje do ta bartë holandezi Robert Gisnik si çiklisti më i ri i garës.

Çiklistët të shtunën do të vazhdojnë garën për ta fituar etapën e 8-të në shtegun Aigurande-Super-Besse Sancy në gjatësi prej 189 km dhe këtu edhe nisin shtigjet malore, që do të jenë një sprovë më e madhe për çiklistët. Tashmë do të vjen në pyetje forca e garuesve, të cilët mund të përballojnë jo vetëm motin e nxehtë por edhe terrenin e vështirë. Sidomos fazat gjithmonë përfundojnë në maje të maleve.

Rezultatet e etapës së 6-të

1. Mark CAVENDISH(ANG) THR 5h38'53'' 00''

2. Alessandro PETACCHI(ITA) LAM 5h38'53'' 00''

3. André GREIPEL(GJER) OLO 5h38'53'' 00''

4. Romain FEILLU(FRA) VCD 5h38'53'' 00''

5. William BONNET(FRA) FDJ 5h38'53'' 00''

6. Denis GALIMZYANOV(Rus) KAT 5h38'53'' 00''

7. Thor HUSHOVD(NoR) GRM 5h38'53'' 00''

8. Sébastien TURGOT(FRa) EUC 5h38'53'' 00''

9. Jose Joaquin ROJAS(Spa) MOV 5h38'53'' 00''

10. Sébastien HINAULT(Fra) ALM 5h38'53'' 00''

Renditja e përgjithshme

1. Thor HUSHOVD(NOR) GRM 28h29'27'' 00''

2. Cadel EVANS(AUS) BMC 28h29'28'' 01''

3. Frank SCHLECK(LUX) LEO 28h29'31'' 04''

4. David MILLAR(ANG) GRM 28h29'35'' 08''

5. Andréas KLÖDEN(GJER) RSH 28h29'37'' 10''

6. Jakob FUGLSANG(ZVIC) LEO 28h29'39'' 12''

7. Andy SCHLECK(LUX) LEO 28h29'39'' 12''

8. Tony MARTIN(GJER) THR 28h29'40'' 13''

9. Peter VELITS(SVK) THR 28h29'40'' 13''

10. Robert GESINK(HOL) RAB 28h29'47'' 20''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat