Triumf i Edvald Boasson Hagenit

Zgjedhjet 2014

Triumf i Edvald Boasson Hagenit

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 7 korrik 2011 Në ora: 17:48

Çiklizëm: Tour de France-98-të

Shtegu nga Dinan- Lisieux i gjatë 226.5 164.5 kilometra, veç gjatësisë së madhe nuk ka paraqitur vështirësi sa i përket reliefit të shtegut për çiklistë, ngase terreni nuk ishte i vështirë, por siç duket moti nuk u shkoi shumë për shtatit garuesve, sepse kishte riga shiu e me diell që sadopak vështirësonte vozitjen. Ndoshta nga njohësit e mirë të çiklizmit nuk është pritur ngadhënjimi i norvegjezit Boasson Hagen nga skuadra Sky, mirëpo ai ia doli që në finish të mbledh forcat dhe të dal i pari duke lënë pas amerikanin Mateu Goss si dhe bashkëvendësin e tij në vendin e tretë Thor Hushovd që po e mbanë fanellën e verdhë dhe po i prinë renditjes së përgjithshme.

Belgu 24-vjeçar arriti të shënoj një fitore në karrierën e tij me një fund të fuqishëm nëpër një shi që sot mbretëroi në fazën e gjatë 226.5 km nga Dinan të Lisieux në Normandi. Kampioni aktual Aleberto Contador arriti i 34-ti në cak dhe gjithnjë e më shumë i janë zbehur gjasat për të mbrojtur titullin, ani pse ai ka thënë se ka edhe shumë kohë deri në fund sikur që në vijim shtigjet janë më të vështira. Rezultatet e etapës së 6-të nuk kanë sjellë në renditjen e dhjetëshes së parë në renditjen e përgjithshme; Kështu edhe pas etapës së gjashtë renditjes së përgjithshme i prinë çiklisti norvegjez Thor Hushovd me kohë të përgjithshme prej 22h50'34'' 00'' ' , i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë. Çiklisti belg Philippe Gilbert tash do të bartë fanellën e gjelbër pas etapës së katërt, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave tash e bartë holandez Johnny Hoogerland, ndërsa fanellën e bardhë edhe më tutje do ta bartë anglezi Geraint Thomas si çiklisti më i ri i garës.

Të premten çiklistët do të vazhdojnë garën për ta fituar etapën e 7-të në shtegun Le Mans- Chateauroux i gjatë 218 km

Anthony ROUX

Rezultatet e etapës së 6-të

1. Edvald Boasson HAGEN(Nor) SKY 5h13'37'' 00''

2. Matthew Harley GOSS(Shba) THR 5h13'37'' 00''

3. Thor HUSHOVD(Nor) GRM 5h13'37'' 00''

4. Romain FEILLU(Fra) VCD 5h13'37'' 00''

5. Jose Joaquin ROJAS(Spa)MOV 5h13'37'' 00''

6. Arthur VICHOT(Fra) FDJ 5h13'37'' 00''

7. Philippe GILBERT(Bel) OLO 5h13'37'' 00''

8. Gerald CIOLEK(Gjer) QST 5h13'37'' 00''

9. Marco MARCATO(Ita) VCD 5h13'37'' 00''

10.Arnold JEANNESSON(Ita) FDJ 5h13'37'' 00''

Renditja e përgjithshme

1. Thor HUSHOVD(Nor) GRM 22h50'34'' 00''

2. Cadel EVANS(Aus) BMC 22h50'35'' 01''

3. Frank SCHLECK(Lux) LEO 22h50'38'' 04''

4. David MILLAR(Ang) GRM 22h50'42'' 08''

5. Andréas KLÖDEN(Gjer) RSH 22h50'44'' 10''

6. Bradley WIGGINS(Ang) SKY 22h50'44'' 10''

7. Geraint THOMAS(Ang) SKY 22h50'46'' 12''

8. Edvald Boasson HAGEN(Nor)SKY 22h50'46'' 12''

9. Jakob FUGLSANG(Dan) LEO 22h50'46'' 12''

10.Andy SCHLECK(Lux) LEO 22h50'46'' 12''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat