Superfitore e Mark Cavendishit

Zgjedhjet 2014

Superfitore e Mark Cavendishit

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 7 korrik 2011 Në ora: 10:07

Biçiklizëm: Tour de France-98-të

Një vit më parë çiklisti anglez Mark Cavendish, nuk kishte fituar asnjë etapë deri ën të pestën dhe kështu bëri edhe këtë vit. Ai erdhi në finish me shumë ngulm e shpejtësi duke lënë prapa 10 çiklistë për të vjedhur fitoren nga Gilbert dhe Rojas, të cilët i prinin deri në ato momente garës. Ishte fantastik sidomos në 2 kilometrat e fundit. Në shtegun Carhaix- Cap Frehel të gjatë 164.5 kilometra, u zhvillua një luftë e fortë ndërmjet çiklistëve. Pas Cavendishit i dyti u renditë blegu Gilbert dhe në cak i treti arriti spanjolli Rojas. Kryesuesi i renditjes norvegjezi Hushovd ndonëse arriti i 10-ti në cak ati ruajti kryesimin. Kampioni aktual Alberto Contador, pas garës së të martës që zuri vendin e dytë tha se është i lumtur me këtë sukses dhe jam i gëzuar që sprovova edhe rivalët e mijë, duke paralajmëruar se në vazhdim do të rris përformansën e tij, ani pse forma e tij në këto katër fazë ishte lëkundur pak. Mirëpo, në garën e së mërkurës Contador arriti i 35-ti në cak dhe i duhet shumë në vazhdim të angazhohet për të përmbushur synimin-mbrojtjen e titullit, ndonëse ka shumë kohë për garë madje ajo e vështira tek do të vijë, kur në radhë janë shtigjet malore. Edhe pas etapës së pestë renditjes së përgjithshme i prinë çiklisti norvegjez Thor Hushovd me kohë të përgjithshme prej 17h36'57'' 00'' ' , i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë. Çiklisti spanjoll Jose Joaquin Rojas tash do të bartë fanellën e gjelbër pas etapës së katërt, nëdërs fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave tash e bartë Cadel Evans, ndërsa fanellën e bardhë edhe më tutje do ta bartë anglezi Geraint Thomas si çiklisti më i ri i garës.

Çiklistët do të vazhdojnë garën për ta fituar etapën e gjashtë pestë në shtegun Dinan- Lisieux të gjatë 226.5 164.5 kilometra.

Rezultatet e etapës së katërt

1. Mark CAVENDISH(Ang) THR 3h38'32'' 00''

2. Philippe GILBERT(Bel) OLO 3h38'32'' 00''

3. Jose Joaquin ROJAS(Spa)MOV 3h38'32'' 00''

4. Tony GALLOPIN(Fra) COF 3h38'32'' 00''

5. Geraint THOMAS(Ang) SKY 3h38'32'' 00''

6. André GREIPEL(GJer) OLO 3h38'32'' 00''

7. Sébastien HINAULT(Fra) ALM 3h38'32'' 00''

8. William BONNET(Fra) FDJ 3h38'32'' 00''

9. Daniel OSS(Ita) LIQ 3h38'32'' 00''

10.Thor HUSHOVD(Nor) GRM 3h38'32'' 00''

Renditja e përgjithshme

1. Thor HUSHOVD(Nor) GRM 17h36'57'' 00''

2. Cadel EVANS(Aus) BMC 17h36'58'' 01''

3. Frank SCHLECK(Lux) LEO 17h37'01'' 04''

4. David MILLAR(Ang) GRM 17h37'05'' 08''

5. Andréas KLÖDEN(Gjer) RSH 17h37'07'' 10''

6. Bradley WIGGINS(Ang) SKY 17h37'07'' 10''

7. Geraint THOMAS(Ang) SKY 17h37'09'' 12''

8. Edvald Boasson HAGEN(Nor)SKY 17h37'09'' 12''

9. Jakob FUGLSANG(Dan) LEO 17h37'09'' 12''

10.Andy SCHLECK(Lux) LEO 17h37'09'' 12''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat