Evans ia rrëmbeu fitoren para syve Contadorit

Zgjedhjet 2014

Evans ia rrëmbeu fitoren para syve Contadorit

Nga: Fazli BERISHA, BOTA SOT Më: 5 korrik 2011 Në ora: 19:46

Biçiklizëm: Tour de France-98-të

Garat në edicionin e 98-të të Tour de France nga etapa në etapë po bëhen gjithnjë e më interesante dhe gjithnjë më të paparashikueshme se kush ta do ta fitojë garën e sivjetme. Të martën çiklistët sprovuan forcat në shtegun Lorient - Mur-De-Bretagne që kap një gjatës 172.5 km për etapën e katërt. Kështu ishte edhe të martën. Megjithëse gati 100 e më shumë kilometra garës i kanë prirë, Farrar, Fillou e të tjerë, por gjithmonë fundi është ai që sjell fituesin që ka ditur të shfrytëzojë maksimalisht forcën. Kampioni aktual Alberto Contador me ngulm kërkoi fitore në fazën e katërt në Tour de France, por pas një finish dramatik të një përpjetëze në Go-de-Bretagne, mirëpo ishte çiklisti australian Cadel Evans që në fund para syve të tij triumfoi.

Në fakt Evans në 2 kilometrat e fundit sulmoi për fitore. Kështu që, Contador u dashtë të kënaqet me pozitën e dytë. I treti në cak arriti çiklisti nga Kazakistani Vinokourov. Dhjetëshen e sëpate së katërt e përmbyll gjermani Kloden. Norvegjezi Thor Hushovd ishte gjashti por e ruajti kryesimin duke bartur edhe më tutje fanellën e verdhë. Mark Cavendish, për dështimin e garës së të hënës ka akuzuar çiklistin francez Romain Feillu, për të cilin se vetëm di të bëj kaos, kur Cavendish humbi kohën e ndërmjetme, ndonëse llogaritje si njëri prej favoritëve kryesor për ta fituar këtë fazë që njihet se etapë e sprinterëve.

Edhe pas etapës së tretë renditjes së përgjithshme i prinë çiklisti norvegjez Thor Hushovd me kohë të përgjithshme prej 13h58'25'' 00'' , i cili tash edhe bartë fanellën e verdhë. Çiklisti spanjoll Jose Joaquin Rojas tash do të bartë fanellën e gjelbër pas etapës së katërt, ndërsa fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave tash e bartë Cadel Evans, ndërsa fanellën e bardhë edhe më tutje do ta bartë anglezi Geraint Thomas si çiklisti më i ri i garës.

Të mërkurën çiklistët do të vazhdojnë garën për ta fituar etapën e pestë në shtegun Carhaix- Cap Frehel të gjatë 164.5 kilometra. Duhet parë nëse Contadot do të jetë më i suksesshëm në etapën e pestë, ndryshe mund të humbas gjasat për të fituar tri herë radhazi Tour de France.

Rezultatet e etapës së katërt

1. Cadel EVANS(Aus) BMC 04:11:39

2. Alberto CONTADOR(Spa)SBS +00:00:00

3. Alexandre VINOKOUROV(Kaz)AST +00:00:00

4. Rigoberto URAN(Koll) SKY +00:00:00

5. Philippe GILBERT(Bel) OLO +00:00:00

6. Thor HUSHOVD(Nor) GRM +00:00:00

7. Frank SCHLECK(Lux) LEO +00:00:00

8. Samuel SANCHEZ(Spa) EUS +00:00:00

9. Jurgen VAN DEN BROECK(Bel)OLO +00:00:00

10.Andréas KLÖDEN(Gjer) RSH +00:00:00

Renditja e përgjithshme

1. Thor HUSHOVD(Nor)GRM 13h58'25'' 00''

2. Cadel EVANS (Aus)BMC 13h58'26'' 01''

3. Frank SCHLECK(Lux) LEO 13h58'29'' 04''

4. David MILLAR (Ang) GRM 13h58'33'' 08''

5. Andréas KLÖDEN(Gjer) RSH 13h58'35'' 10''

6. Bradley WIGGINS(Ang) SKY 13h58'35'' 10''

7. Geraint THOMAS (Ang) SKY 13h58'37'' 12''

8. 6. Edvald B. HAGEN(Nor) SKY 13h58'37'' 12''

9. Andy SCHLECK(Lux) LEO 13h58'37'' 12''

10. Jakob FUGLSANG (Dan) LEO 13h58'37'' 12'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat