Hushovd vishet verdhë, me Garmin fitoi TTT

Zgjedhjet 2014

Hushovd vishet verdhë, me Garmin fitoi TTT

Nga: Fazli Berisha, BOTA SOT Më: 3 korrik 2011 Në ora: 19:51

Biçiklizëm: Tour de France-98-të

Hapja e edicionit të 98-të të Tour de France ishte tejet dramatike në përfundim të shtegut, me fitoren e çiklistit belg Philippe Gilbert , duke lënë prapa shumë emra të njohur, madje edhe vet kampionin aktual Alberto Contador në vendin e 9-të. Ndërsa, në ditën e dytë garës në shtegun e gjatë 23 km prej Les Essarts-Les Essarts në Trial-kohë ekipor që njihet si TTT (Team Trial Time), garuesit treguan një rivalitet jashtëzakonisht të madh. Pas një vozitjeje të mirë çiklisti norvegjez Thor Hushovd ngadhënjeu, duke marrë kryesimin dhe duke veshur fanellën e verdhë. Ndërkaq që shumë i mirë u tregua edhe australiani Cadel Evans me skuadrën e tij BMC

Kampioni aktual Alberto Contador assesi as në ditën e dytë nuk arriti të dëshmojë cilësitë prej kampioni me skuadrën e tij Saxo Bank, ndonëse paralajmëruan se në këtë garë do të bëjnë çmos për të fituar, por ka kohë gara veç sa ka filluar dhe me gjasë do të jetë shumë e nxehtë dhe mjaft interesante. Pa dyshim se befasi ishte edhe fitorja e David Millar. I shtati në renditjen e përgjithshme tash arriti të plasohet ish kampioni dhe çiklisti më i mirë zviceran Fabian Cancellara. Rezultate të mira treguan edhe vëllëzerit Frank e Andy Schleck. I pari në renditjen e përgjithshme arriti pozitën e 6-të ndërsa vëllaiu i tij më i ri Andy përmbyll dhjetëshen e më të mirëve.

Pas etapës së dytë renditjes së përgjithshme i prinë çiklisti norvegjez Thor Hushovd me kohë prej 5h06'25'' 00'' ,i cili tash edhe bartë fanellën e gjelbër, të cilën vetëm një ditë e barti Philippe Gilbert. Blegu Gilbert tash do të bartë fanellën e kaltër pas dy etapave sikur që është mëtues për ta bartur edhe fanellën e bardhë me pika të kuqe si çiklisti më i mirë i kreshtave, ndërsa fanellën e bardhë do ta bartë anglezi Geraint Thomas si çiklisti më i ri i garës.

Të hënën çiklistët vazhdojnë betejën për etapën e tretë në shtegun Olonne-Sur-Mer-Redon 198 km i gjatë 23 kilometra, që është një shteg i sheshtë dhe jo i vështirë për çiklistët.

Rezultatet e etapës së dytë (TTT)

1. Garmin (SHBA) 24'48"

2. BMC Racing (ShBA) +4"

3. Team Sky (Ang) +4"

4. Leopard (Luxembourg) +4"

5. HTC - Highroad (ShBA) +5"

6. RadioShack (ShBA) +10"

7. Rabobank (Hol) +12"

8. Saxo Bank (Den( +28"

9. Astana (Kaz) +32"

10. Omega Pharma-Lotto (Bel) +39"

Renditja e përgjithshme

1. Thor HUSHOVD(Nor)GRM 5h06'25'' 00''

2. David MILLAR (Ang) GRM 5h06'25'' 00''

3. Cadel EVANS (Aus) BMC 5h06'26'' 01''

4. Geraint THOMAS (Ang) SKY 5h06'29'' 04''

5. Linus GERDEMANN(Gjer) LEO 5h06'29'' 04''

6. Frank SCHLECK(Lux) LEO 5h06'29'' 04''

7. Fabian CANCELLARA(Yvic) LEO 5h06'29'' 04''

8. Edvald Boasson HAGEN(Nor)SKY 5h06'29'' 04''

9. Manuel QUINZIATO(Ita) BMC 5h06'29'' 04''

10.Andy SCHLECK(Lux) LEO 5h06'29'' 04''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat