Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Veliaj apel grave për kontrolle

Tirana

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Veliaj apel grave për kontrolle

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 20:20
Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë apel grave për të kryer kontrolle, në kuadër edhe të muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit.

Veliaj ka thënë se ky muaj i kushtohet grave, duke rritur vëmendjen dhe kontrollet për to.

“Tetori – muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit!
Mos neglizho! Ogerta Manastirliu dhe gjithë ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë janë në gatishmëri. Cakto ditën e ekzaminimit pranë qendrës shëndetësore ku banon. Këtë muaj ndërgjegjësohemi të gjithë bashkë, për të rritur vëmendjen dhe kontrollet për të gjitha femrat e Shqipërisë”, – ka thënë Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat