Pallatet e vjetra në Tiranë akoma "jetime", nuk zgjedhin ende administratorët

Tirana

Pallatet e vjetra në Tiranë akoma "jetime", nuk zgjedhin ende administratorët

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 20:57
Pallatet e vjetra

Pallatet e vjetra të zonave periferike të kryeqytetit si Kinostudio, Kombinat, apo Laprakë vijojnë të shfaqin probleme të shumta të bashkëjetesës në komunitet.

Brenda një viti, vetëm 10 pallate të ndërtuara përpara vitit ‘90 kanë aplikuar në Bashkinë ë Tiranës për të përfituar nga Fondi i Komunitetit. Ismail Xhafa është njëri prej këtyre administratorëve, i cili aplikoi për këtë fond në bashki.

Ismail Xhafa, administrator pallati : Por jo të gjithë e kanë pasur kaq të lehtë.

Sipas Erindi Bejkos, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë, problem për pallatet e vjetra mbetet moszgjidhja e administratorëve.

Erindi Bejko, drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë: Nuk mund të vijë sot çdokush të aplikojë nëse nuk ka një administrator, dhe shumica kanë qenë pa administrator. Votimi ose mosvotimi është problemi që pendon qytetin që 100%pallatet të kenë administrator.  

Por si zgjidhet ky ngërç, i cili do sillte një jetesë më të mirë për komunitetin e këtyre pallateve të vjetra.

Erind Bejko: Në këtë rast është bashkia që me detyrim çon një kompani, ne kemi bërë dhe konkurset e para por duhet edhe një rregullim ligjor nga ana e bashkisë.

Fondi i komunitetit kap shifrën e 20 milionë Lekëve të reja, që sipas Bejkos do të kërkohet një rritje të saj në vazhdim nisur edhe nga kërkesat e banorëve. Vetëm në Tiranë numërohen rreth 150 pallate të vjetra në të cilat ka dështuar zgjedhja e administratorit gjë që mban peng mbarëvajtjen e punëve në komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat