Vrasja në Tiranë, dalin detaje të reja

Tirana

Vrasja në Tiranë, dalin detaje të reja

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:41
Foto

Vrasja në zonën e ish-Bllokut tronditi Tiranën mbrëmjen e djeshme.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Viktimë mbeti Rigers Gaxha, 26 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur Ervis Martini bashkë me Leart Hasajn.

Martinaj i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje në Spitalin e Traumës është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plumb në qafë.

Pas operacionit Martinaj, është dërguar në një spital privat.

Nga ana tjetër Leart Hasa ndodhet në gjendje kritike, pasi ka marrë një sërë plumbash në trup. Ai ka plagë në bark, stomak, zorrë, mëlçi, plagë edhe në gojë dhe gjendja e tij është e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat