Tirana bllokohet të dielën, ja çfarë pritet të ndodhë

Tirana

Tirana bllokohet të dielën, ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:09
Maratona do të jetë në dy pjesë të qytetit

Tirana do të jetë totalisht e bllokuar gjatë të dielës. Shumica e rrugëve do të jenë të mbyllura dhe policia nuk do të lejojë qarkullimin e automjeteve.

Pak ditë nga maratona e Tiranës që mbahet këtë të dielë, kreu i bashkisë së Tiranës zhvilloi një takim përgatitor me një grup të rinjsh vullnetarë që do të asistojnë për mbarëvajtjen e aktivitetit

Për herë të parë, tha Veliaj, maratona do të jetë në dy pjesë të qytetit, ku krahas zonës urbane do  të përfshihet dhe zona e parkut të Liqenit.

Së pari tyrafiku në gjithë zonën e Tiranës duke filluar që herët në mëngjes duke gdhirë dhe deri pasi të ketë kaluar finishin maratonomaku i fundit trafiku do të jetë i bllokuar. Do kemi një qytet pa makina.

Kryebashkiaku tha se maratona është një biznes i jashtëzakonshëm për qytetin, teksa njoftoi se pjesë e saj do të jenë pjesmarrës nga 40 vende të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat