Trupi i pajetë i një personi është gjetur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur kufomën, rreth orës 13:10 të kësaj të enjteje.
Më konkretisht në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç.
Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të vdekjes.
Gjithashtu vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë.