Referendumi në Maqedoni, Veliaj: Shans historik

Tirana

Referendumi në Maqedoni, Veliaj: Shans historik

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:14
Erion Veliaj dhe Teuta Arifi

Referendumi i 30 Shtatorit për miratimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqise është bërë pjesë e bisedës mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjatë vizitë së saj në Tiranë. Ata e konsideruan këtë një sfidë dhe moment historik për Maqedoninë.

“Sfida për referendumin e datës 30 shtator është një sfidë kombëtare edhe për ne. Do të thotë: jemi aksionerë të së kaluarës apo aksionerë të së ardhmes? Nëse jemi aksionerë të së ardhmes, duhet me dalë në votim, duhet me u numëru ditën që numërohet vullneti ynë.

Besoj se ky është një shans historik, jo vetëm për shtetin maqedonas, por edhe për gjithë bashkëkombësit shqiptarë në Maqedoni, për të qenë të pranishëm aty ku vendoset e ardhmja”, u shpreh Veliaj.

“Është shumë e rëndësishme që më 30 Shtator ky referendum të ketë sukses, e në të njëjtën kohë, të vazhdojë procesi i aderimit të Maqedonisë në NATO dhe i hapjes së negociatave, të cilat bashkë me Shqipërinë, janë përcaktuar të jenë verën e ardhshme, që përfundimisht vendet tona të kenë atë ardhmëri që qytetarët tanë të jenë qytetarë të Bashkimit Europian”, tha Teuta Arifi.

Veliaj dhe Arifi biseduan edhe në lidhje me bashkëpunimin që do të ketë Tirana me Tetovën në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat