Të hënën në shkollë. Bashkia e Tiranës: Do punojmë të mos ketë trafik

Tirana

Të hënën në shkollë. Bashkia e Tiranës: Do punojmë të mos ketë trafik

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 15:41
Bashkia e Tiranës

Kjo e hënë që vjen, e cila përkon me ditën e parë të shkollës pritet të sjellë trafik të rënduar në kryeqyet. Në disa rrugë të Tiranes po punohet, ndërsa prindërit të cilët më parë do të nxitojnë të shoqërojnë fëmijët në shkollë e më pas për të arritur në kohë në punë, do t’u duhet të përdorin makinën edhe pse jo domosdoshmërisht.

Megjithatë bashkia e Tiranës garanton se ka marrë masa që rrugët e Tiranës të mos bllokohen nga trafiku.

“Ashtu sikurse një vit më parë në fashen 7.00 me 19.00 në Unazën e vogël dhe atë të mesme nuk do të lejohen as furgonë,as makina të rënda por vetëm automjete të vogla. Ndërkohë që do të bashkëpunojmë me komisariatin e qarkullimit rrugor dhe ashtu si vjet, nuk do të ketë trafik”, tha Gentian Vocaj, shef i sektorit të qarkullimit,Policia Bashkiake.

Bashkia dhe këtë vit për të rritur sigurinë ushqimore të fëmijëve nuk do të lejojë asnjë shitës ambulant të afrohet pranë shkollave.

Megjithatë për të shmangur trafikun ditën e hënë, policia bashkiake kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, për të shmangur përdorimin e automjetit, kur nuk është i domosdoshëm, të përdoret transporti publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat