Tirana bëhet gati për sezonin e ri, pastrim i përgjithshëm dhe evadim i mbetjeve

Tirana

Tirana bëhet gati për sezonin e ri, pastrim i përgjithshëm dhe evadim i mbetjeve

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 11:31
Tirana

Ky sezon i ri e gjen qytetin më të pastër dhe më të rregullt. Bashkia Tiranë, po zhvillon një aksion të gjerë pastrimi në të 24 njësitë administrative të Tiranës si dhe në rrugët kryesore duke hequr inertet por edhe mbetjet e hedhura pa kujdes nga qytetarët që sjellin jo vetëm ndotje, por shkaktojnë edhe probleme.

Të palodhur e të përkushtuar, punonjësit e ndërmarrjes Nr 1 të Bashkisë po vijojnë punën duke u kujdesur çdo ditë për imazhin e Tiranës përmes pastrimit dhe mirëmbajtjes.

Goma, gurë apo tuba të hedhur pa kujdes apo për të uzurpuar hapësirat publike me qëllim parkimin e automjeteve janë disa prej objekteve të përditshme që hiqen nga punonjësit e Bashkisë.

Përmes këtij aksioni të gjerë pastrimi nga mbetjet, Bashkia e Tiranës i paraprin edhe stinës së vjeshtës që sjell dhe sezonin e shirave duke parandaluar në këtë mënyrë edhe bllokimin e pusetave dhe përmbytjen e rrugëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat