Veliaj: Besimin që na dhanë qytetarët e kemi kthyer në punë konkrete

Tirana

Veliaj: Besimin që na dhanë qytetarët e kemi kthyer në punë konkrete

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 14:23
Erion Veliaj

Një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, në bllokun që kufizohet nga rruga “Qemal Stafa”, rruga e “Dibrës” dhe ajo “Bardhyl”, është bërë krejtësisht e re falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës.

“Banorët e Njësisë 8 janë treguar qytetarë model, duke nisur nga zonat e saj të vjetra, me tironsit e vjetër, me ata që kanë qenë të parët që lenë një metër për të tërhequr avllinë e tyre që të kalojnë familjarët, prindërit, paraplegjikët, nënat me karrocë. Besoj se i jemi përgjigjur Njësisë 8, ashtu siç njësia na është përgjigjur neve. Njësia 8 na ka dhënë një besim të fortë në dy votime radhazi, kurse ne i jemi përgjigjur me dyfishimin e investimeve në këtë njësi. Kemi një paketë me 50 rrugë, 47 ha, pra një bllok të tërë”, tha Veliaj.

Megjithatë, Veliaj rikujtoi se investimet në Njësinë 8 nuk i janë përgjigjur vetëm infrastrukturës rrugore, por edhe asaj arsimore. Duke ndërhyrë në shkolla, madje edhe në numrin e nxënësve për klasë: “Jo vetëm kaq, por kemi ndërhyrë edhe në shkolla, duke filluar nga ‘Shkolla e Kuqe’, shkolla “Servete Maçi” që po bëhet e re, pastaj në të gjitha çerdhet e kopshtet. Sot, njësia shkon deri tek Bregu i Lumit, ndaj edhe tek Bregu i Lumit, që prek disa njësi, 4, 8, 9, 11, kemi ndërhyrë fillimisht për të rehabilituar lumin, pastaj kemi rehabilituar edhe aty disa blloqe me disa hektarë. Kur qytetarët, nxënësit, të kthehen në 17 shtator në bankat e tyre, do të gjejnë një qytet shumë herë më të ftilluar se ç’e lanë, por sigurisht më e mira është përpara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat