Bashkia e Tiranës ka shtuar sot një linjë të re për të përmirësuar cilësinë e ujit në godinat në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.
Ndërmarja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë bën të ditur sot se “në rrjetin shpërndarës që furnizon godinat në rrugën ‘Siri Kodra’, shtuam një linjë të re për të përmirësuar cilësinë e shërbimit. Kolegët u kujdesën që të ndërtojnë saraçineskë kontrolluese të linjës që furnizon një sërë banesash në këtë rrugë”.
“Çdo ditë kryejmë investime të vogla, por shumë të vlefshme për përmirësimin e furnizimit me ujë”, deklaron UKT. /ATSH