Vendosen freskueset në stacionet e urbanëve në Tiranë

Tirana

Vendosen freskueset në stacionet e urbanëve në Tiranë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 08:27
Freskueset në stacionet e urbanëve në Tiranë

Në këto temperatura të larta, ku termometri po arrin 40 gradë celcius, në Tiranë po aplikohet një tjetër risi.

Freskueset pranë stacioneve të autobusëve është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit. Një ide smart, por që efektet i ka të drejtpërdrejta tek qytetarët dhe përdoruesit e urbanëve. Një stacion urbani ku qytetarët mund të freskohen.

Aty janë dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve. Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjitha Tiranën.

Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës. Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve europiane. Risitë po prezantohen çdo ditë, ndërsa përfituesit natyrshëm janë qytetarët e kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat