Misteri i zhdukjes së adoleshentes në Tiranë - Bota Sot
Misteri i zhdukjes së adoleshentes në Tiranë

Tirana

E diel, 23 shtator 2018

Misteri i zhdukjes së adoleshentes në Tiranë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 21:37
Tiranë

Një adoleshente nga Tirana është zhdukur nga shtëpia e saj duke mos lënë asnjë gjurmë apo njoftim.

Denoncimin në policinë e kryeqytetit e ka bërë e ëma e saj 34 vjeçare me inicialet E.H. Gruaja ka thënë përpara efektivëve se është larguar për disa minuta nga shtëpia dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur më të bijën 14 vjeçare me inicialet po E.H.

Megjithë interesimin pranë të afërmve dhe miqve të minorenes, 14 vjeçarja ende nuk është gjetur apo kontaktuar nga askush.

Mbetet mister arsyeja se përse adoleshentja është larguar nga banesa e saj, teksa policia ka nisur kërkimet për 14 vjeçaren.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test