Veliaj dhe punonjësit e Bashkisë i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut

Tirana

Veliaj dhe punonjësit e Bashkisë i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:44
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Veliaj i përgjigjet nismës së Presidentit Meta për të dhuruar gjak për të plotësuar nevojat që kanë pacientët në spitale. Stafi i bashkisë dhuroi gjak dhe për kryebashkiakun Veliaj ky është një tregues i Tiranës solidare.

Bashkia e Tiranës i përgjigjet thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke dhuruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë për të, apel i bërë në një tyezë të përbashkët mes autoriteteve qëndre, vendore dhe eskpertëve për nevojat për gjak.

Pranë Bashkisë së Tiranës është ngritur një stacion i dhurimit të gjakut, ku të parët që dhanë kontributin e tyre ishin punonjësit e saj.

Kryebashkiaku nënvizoi se përveç qendrës së hapur pranë Bashkisë së Tiranës, së shpejti do të funksionojnë pika të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit, për të ndërgjegjësuar, së pari, qytetarët, por edhe për t'i krijuar atyre lehtësira që ta bëjnë këtë në kushte sa më të favorshme.

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi takimin e parë të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, duke bërë thirrje për nisjen e një fushate që do të ndihmojë të gjithë njerëzit që në një moment të caktuar të jetës së tyre kanë nevojë për gjak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat