Veliaj fiton betejën me PD. Të vlefshme 6 mandatet në Këshillin Bashkiak

Tirana

Veliaj fiton betejën me PD. Të vlefshme 6 mandatet në Këshillin Bashkiak

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:04
Erion Veliaj

Partia Demokratike regjistroi një tjetër humbje në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila sot vendosi ta rrëzojë kërkesën e PD-së për shpalljen të pavlefshme të mandateve të 6 këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Gjykata vendosi “ndryshimin e vendimit nr. 267, datë 02.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, duke rrëzuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike, si të pabazuar në ligj dhe në prova. Vendimi i sotëm heq çdo dyshim për vlefshmërinë e mandateve të këshilltarëve Abdyl Saraja, Eni Pëllumbi, Liri Jani, Gerta Pëllumbi, Laureta Sinanaj dhe Genta Mezini, të cilët në gusht të vitit të kaluar zëvendësuan 6 këshilltarë që morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017.

Ajo hedh poshtë edhe pretendimet e këshilltarëve të PD-së, të cilët me arsyetimin se këto mandate janë të pavlefshme, kanë bojkotuar për disa muaj mbledhjet e Këshillit Bashkiak, ku janë marrë vendime shumë të rëndësishme për qytetarët, si dhënia e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë.

Madje, këshilltarët e PD-së këtë arsyetim përdorën edhe në prill të këtij viti, kur refuzuan të votonin për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit, i njohur si “Mandela” shqiptar, një nga themeluesit e parë të Partisë Demokratike dhe simbol i demokracisë në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat