Kontrollet në Tiranë, 16 shoferë u arrestuan këtë fundjavë, u pezulluan 64 patenta

Tirana

Kontrollet në Tiranë, 16 shoferë u arrestuan këtë fundjavë, u pezulluan 64 patenta

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:59
Policia shqiptare

Kontrollet policore sipas “Operacioneve Tispol” përgjatë fundjavës në kryeqytet kanë sjellë arrestimin e 16 shoferëve. Sipas Policisë së Tiranë, 9 prej tyre ishin të dehur dhe 7 pa leje drejtimi. Po ashtu u pezulluan 68 leje drejtimi , 30 prej të cilave për pije alokolike dhe 27 për shpejtësi tej normave, 7 pezullime u bënë për mosbindje ndaj Policisë dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt

Policia njoftoi se  12 drejtues mjetesh janë proceduar për mosrregullim shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

75 mjete të ndaluara administrativisht, nga të cilët 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe 645 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Tiranës apeloi sërish për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat