Familja e denoncoi të zhdukur, 21 vjeçarja në polici: Ika me dëshirë

Tirana

Familja e denoncoi të zhdukur, 21 vjeçarja në polici: Ika me dëshirë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 21:49
Ilustrim

Një vajzë 21 vjeçare nga Lezha e cili ishte denoncuar e zhdukur nga familja është gjetur nga ana e policisë.

Shtetasja me inicialet E.P, i ishte dorëzuar familjes së saj, ndërsa kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari vajzës.

“Më datë 06.07.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetasja E.P, 21 vjeçe banuese në Lezhë, larguar nga banesa, e cila deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.

Me cilësinë e provës materiale u bllokua një letër dhe celulari, të lëna nga ana e saj”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat