A e keni parë Ulëzën e bukur të Shqipërisë?

Tirana

A e keni parë Ulëzën e bukur të Shqipërisë?

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 08:19
Ulëza

Ulëza, një vend jo larg Tiranës, tek vendi i quajtur rrethi i Matit, është atraksioni më i ri turistik në Shqipëri. Me investimet e reja të Qeverisë, ky vend tashmë po tërheq turistë nga gjithë bota.

Për t’u bindur shikojeni vetë fotografitë mahnitëse të këtij vendi, pamje këto të cilat shihen nga një video promovuese të cilën e ka shpërndarë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mirëmëngjes, dhe he me këto pamje nga Ulëza e rilindur në një destinacion turistik, më pak se dy orë larg nga Tirana, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat