Njoftim i rëndësishëm për shoferët që do të kalojnë në aksin Tiranë- Durrës

Tirana

Njoftim i rëndësishëm për shoferët që do të kalojnë në aksin Tiranë- Durrës

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 23:40
Autostrada Tiranë-Durrës

Të paktën dhe dy faza ndërhyrjeje llogariten të kenë mbetur në autostradën Tiranë-Durrës sipas detajeve të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Nesër punimet parashikohet të nisin në Maminas-Vorë.

“ARRSH dhe Policia Rrugore njoftojnë se sonte në ora 23:00 përfundon ndërhyrja në aksin Sukth-Maminas, në drejtimin Durrës-Tiranë.

Nesër, ora 05:30 do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin e parafundit Maminas – Vorë po në drejtimin Durrës-Tiranë.

Lëvizja e mjeteve në drejtimin Tiranë-Durrës do të vazhdojë normalisht, ndërsa mjetet që levizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës do të devijohen në rrugën dytësore nga Maminasi deri në Vorë.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve që përdorin këtë aks dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë ndërsa tanimë ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike po shkon drejt fundit, në përputhje me atë cka është paralajmeruar që në nisjen e punimeve”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat