Ja cilin aktor takoi sot Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar

Tirana

Ja cilin aktor takoi sot Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 20:18
Erion Veliaj

Protestat në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe për moslejimin e tjetërsimit të truallit do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Ndërkohë që artistë, analistë, aktivistë e qytetarë që janë kundër privatizimit të kësaj hapësire publike në dëgjesat e fundit kanë ashpërsuar tonet ndaj Kryeministrit Edi Rama, ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, por edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit ditën e sotme ka bërë takimin e radhës me një nga aktorët që mbron kauzën e TK, Alert Çeloalijaj.

Është zgjedhur një ambient i hapur, pikërisht tek “Kinema Millenium”, për t’u zhvilluar kjo bisedë për të cilën artistët do të informojnë në vijim se për çfarë u fol. Dëgjesat publike të Veliajt deri më tani nuk i kanë qetësuar ujërat pasi nuk është dhënë asnjë zgjidhje konkrete që të garantojë artistët se trualli i TK nuk do të preket nga Privati.

Gjatë dëgjesës së dytë ekspertë të Institutit të Ndërtimit, arkitektë dhe urbanistë u shprehën për kushtet “alarmante” të kësaj godine, pa marrë në konsideratë restaurimin e saj apo ndërtimin e një godine të ngjashme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat