Një autobus i prishur dhe një aksident bllokojnë autostradën Durrës – Tiranë

Tirana

Një autobus i prishur dhe një aksident bllokojnë autostradën Durrës – Tiranë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:50
Trafiku në autostradën Tiranë – Durrës

Sot pasdite trafiku në autostradën Tiranë – Durrës ka qenë i rënduar në drejtim të hyrjes për në kryeqytet.  Segmenti më problematik ka qenë nga QTU deri te mbikalimi i Casa Italias.

Përveç punimeve që po kryhen, shkak është bërë edhe prishja në rrugë e një autobusi, si dhe aksidentimi i dy automjeteve. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Policia shkoi në vendngjarje për të normalizuar trafikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat