Sot protestohet kundër vrasjeve të grave dhe vajzave

Tirana

Sot protestohet kundër vrasjeve të grave dhe vajzave

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 07:48
Ilustrim

Sot, e shtunë, 16 qershor, në Tiranë protestohet kundër vrasjeve të grave dhe vajzave.

Kjo protestë qytetare organizohet në emër të atyre grave dhe vajzave të cilat folën por nuk u dëgjuan.

Fildez Hafizi kishte një urdhër mbrojtjeje por u vra, Ariela Murati u vra rrugës për në rajonin e policisë, pas një sërë kërcënimesh, Xhuljeta Çuni u vra edhe pse e kishte kallëzuar vrasësin e saj plot 4 herë edhe Adriana ishte një grua e dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i denoncuar dhe ky por i lënë i lirë, derisa i mori jetën gruas, se nuk i hapi dritaren.

Grupi organizator, kërkojnë që autoritetet t’i marrin seriozisht denoncimet e vajzave dhe grave për dhunë apo përndjekje, në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla.

“Kërkojmë që media të mos romantizojë rastet e tilla duke i quajtur krime pasioni. Gjithashtu kërkojmë që personat e dënuar për dhunë apo krime në familje të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat